Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohet Menaxher/e Terreni (me eksperiencë)

    Blitz Automatic Car Wash, kompania e autolarjes së makinave në Tiranë dhe më gjërë, në vijim të zgjerimit të aktiviteteve operacionale të brëndshme, kërkon të punësojë Menaxher/e Terreni me eksperiencë. Kandidati/ja ideal/e do të koordinojë aktivitetet operative në terren në secilën prej pikave tona fizike, komunikimin me stafin dhe zgjedhjen e problematikave për cilësinë e shërbimeve të ofruara.

    Është e rëndësishme që kandidatët që aplikojnë të zotërojnë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe patentë standarte. Aplikantët të cilët nuk i plotësojnë këto kushte nuk do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes.

    Përshkrimi i Punës
    Menaxheri/ja i/e terrenit do të jetë përgjegjës për organizimin, mbikëqyrjen dhe optimizimin e operacioneve ditore në terren, nga pika në pike, duke siguruar që shërbimet të realizohen sipas standardeve të kompanisë. Detyrat kryesore përfshijnë:

    -Koordinimin dhe mbikëqyrjen e stafit operativ në terren (në secilën prej pikave fizike).
    -Planifikimin e punëve dhe shpërndarjen e detyrave ditore.
    -Kontrollin e cilësisë së shërbimeve të kryera.
    -Zgjidhjen e problematikave operative në kohë reale.
    -Komunikimin me klientë dhe partnerë.
    -Monitorimin e performancës së ekipit dhe raportim periodik.
    -Menaxhimin e situatave emergjente dhe ndërhyrjeve urgjente.
    -Kontrollin e përdorimit korrekt të pajisjeve, solucioneve dhe mjeteve të tjera të punës.
    -Sigurimin e respektimit të procedurave të sigurisë dhe standardeve operative.

    Kualifikimet dhe Aftësitë
    -Minimumi 3–5 vite eksperiencë në rol menaxhimi operacional ose mbikëqyrje terreni.
    -Patente drejtimi standarte (Kategoria B).
    -Gatishmëri për të drejtuar automjetin dhe për lëvizje të shpeshta në terren.
    -Zotërimin e gjuhës angleze (nivel i mirëfilltë).
    -Aftësi të forta organizimi, planifikimi dhe komunikimi.
    -Menaxhim të ekipit në terren.
    -Vendimarrje e shpejtë në situata praktike.
    -Aftësi për zgjidhje problemesh operative.
    -Raportim dhe ndjekje performance.
    -Njohuri bazë teknike (avantazh/jo i detyrueshëm).

    Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në numrin e kontaktit +355 69 786 2559.​
    Attached Files
Working...
X