Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Këshillues Klienti - Neptun Kristal

    Këshillues Klienti - Neptun Kristal
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim KlientiShites/e | Kasier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përshkrimi​Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
    Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
    Pozicioni: Këshillues Klienti, Neptun Kristal
    Departmenti: Retail
    Vendodhja: Kristal
    Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka nën përgjegjësi.
    Detyrat​
    Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj;
    Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë;
    Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj;
    Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
    Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj;
    Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
    Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
    Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj;
    Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;
    Kualifikimet​
    Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
    Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
    Njohuri të mira të gjuhës angleze;
    Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
    I sjellshëm dhe me vetëbesim;
    I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;
    Te jete kreativ
    Shënime​Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
    Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
    Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected] ose në numrin e kontaktit +355689000089 (WhatsApp)
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply

    WhatsApp

    Human Resources Department
    T: +355689000089 | +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X