Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    NEPTUN,Këshillues Klienti Tiranë

    NEPTUN,Këshillues Klienti Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim Klienti
    Përshkrimi​
    Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    BALFIN Grupi është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
    Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
    Pozicioni: Këshillues Klienti, Neptun Tiranë
    Departmenti: Retail
    Vendodhja: Tiranë
    Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
    Detyrat
    Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë;
    Të komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;
    Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
    Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
    Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;
    Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
    Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
    Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve.
    Kualifikimet
    Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
    Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
    Njohuri të mira të gjuhës angleze;
    Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
    I sjellshëm dhe me vetëbesim;
    I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;
    Te jete kreativ
    Shënime:
    Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected] ose në numrin e kontaktit +355689000089
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
     
    Apply

    WhatsApp

    Human Resources Department
    T: +355689000089 | +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X