Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinator Operacional

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinator Operacional
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Instituti | Kamez | Paskuqan



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | Backoffice
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Prodyn Albania shpk kërkon të punësojë Koordinator/e Operacional, i/e cili/a do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e proceseve operacionale ditore, duke siguruar një rrjedhë të pandërprerë të materialeve, respektimin e planeve të prodhimit dhe bashkëpunim efektiv ndërmjet departamenteve.
    Përgjegjësitë kryesore:​
    Koordinon aktivitetet ditore ndërmjet magazinës, prodhimit dhe departamenteve mbështetëse (planifikim, prokurime);
    Siguron disponueshmërinë në kohë të lëndës së parë dhe materialeve ndihmëse për prodhim;
    Ndjek daljen e materialeve në linjat e prodhimit sipas planifikimit;
    Monitoron stokun dhe inventarin e magazinës, duke raportuar mungesa apo teprica;
    Mbështet planifikimin operacional dhe ndjek zbatimin e planeve të prodhimit;
    Bashkëpunon ngushtë me ekipet operative për të garantuar efikasitet dhe respektim të afateve;
    Identifikon problematika operative dhe propozon zgjidhje praktike;
    Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e operacioneve përmes sistemit Dynamics NAV.
    Kualifikimet dhe aftësitë:​
    Eksperiencë pune në industri prodhimi (avantazh prodhim këpucësh ose tekstil);
    Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
    Njohuri bazë mbi menaxhimin e magazinës dhe inventarit;
    Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion afatesh;
    Aftësi të mira komunikimi dhe qasje proaktive ndaj zgjidhjes së problemeve;
    Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike (Excel, sisteme inventari, Dynamics NAV).
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën e e-mailit : [email protected]
     
    Apply
Working...
X