Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Projekti

    Menaxher Projekti
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Mekanike | MekatronikInxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
    Detyrat​
    Të garantoje qe te gjitha porosite e klienteve qe pranohen per ekzekutim ose per ofertim te trajtohen sipas afateve dhe rregullave te kompanise ne kohe dhe cilesi.
    Te planifikojë, te ndjeke dhe siguroje ekzekutimin ne kohen, koston, dhe cilesine e duhur, te percaktuar ne projekt dhe preventiv.
    Te planifikoje dhe te sigurohet qe nga zyra e prokurimeve te kryhen procedurat e duhura ne kohen, koston, dhe cilesine e duhur sipas kerkesave qe percillen
    Te certifikoje porosite e materialeve qe realizohen bazuar ne projektin dhe preventivin perkates.
    Duhet te realizoje kontrolle me zgjedhje per tu siguruar per cilesine
    Duhet te siguroje, perpunoje, interpretoje, dhe percjelle ne sektoret e nevojshem ne kohen e duhur informacionin teknik dhe financiar
    Të planifikoje dhe detajoje plane 3 dhe 6 mujore me objektiva konkrete rritjen e cilesise, shtimin dhe permiresimin e procedurave.
    Te zbatoje strategji dhe vleresime per te reduktuar dhe kontrolluar me mire kostot.
    Te perfaqesoje kompanine me pale te treta per temat qe kane lidhje me projektet qe do ndjeke.
    Te mbikqyre dhe te siguroje, raportoje dhe mbaje pergjegjesi edhe per performancen e ekipit/stafit.
    Te raportoje perpara investitorit dhe CEO te kompanise ne menyre periodike.
    Duke bashkepunuar me sektorin e prokurimit te percjelle sa here te jete e nevojshme ose minimalisht periodikisht cdo 6 muaj paketa prokurimi ne menyre qe te zhvillohen fushata prokurimi periodike sipas nevojave per produkte te kompanise dhe te projekteve te vecanta, si dhe fushata periodike kontrolli te kushteve te tregut dhe cilesi dhe cmim te materialeve qe po blihen sipas kontratave ekzistuse.
    Pas fushatave te prokurimit te finalizoje dhe te ndjeke lidhjen e kontrates ose rishikimi e kushteve me furnitore te rinj ose ekzistues
    Kualifikimet​
    Te kete mbaruar Fakultetin Inxhinieri Mekanike, Ndertimi, Hidro, Inxhinieri Ekonomike, ose fusha te tjera te inxhinierise.
    Te kete te pakten 5 vjet eksperience pune dhe preferohet ne sektorin e ndertimit e/ose prodhimit
    Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze.
    Te kete njohuri shume te mira rreth dokumentacioneve Teknik dhe tekniko-financiar.
    Te kete aftesi menaxheriale ne komunikim, ne blerje e shitje, ne ndertimin dhe ndjekjen e zbatimit te kontratave etj.
    Te perdore mire programet baze te paketes Office, dhe AUTOCAD.
    Shënime​Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X