Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Supervizor Magazine per lendet e para

    Durres, ofrohet vend pune Supervizor Magazine per lendet e para
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Magazinier/eSupervizor | Team Leader
    Gjuha
    italisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Pozicioni Punes : Supervizor magazine per lendet e para
    Vendodhja : Durres , Rr. Vath Turja, L.Miredita
    Orari punes : Hene – Premte 07.00 - 15.20
    Shtune 07.00 – 13.00
    Pershkrimi i pozicionit te punes:
    Superviziori i magazines per lendet e para ka si qellim te shkarkoj, dhe te pranoj mallin i cili vjen nga importi prane kompanise, nepermjet kamioneve ose te konteniereve. Me pranimin e mallit do te kuptojme inventarimin e mallit ne hyrje ne baze te listes se artikujve qe jane shenuar ne fature. Me pas ne bashkepunim dhe me punetorin e magazines behet ndarja e mallit per cdo nenkontraktor qe punon per kompanine, ose dhe materialet per perdorim brenda fabrikes dhe perpilohet dokumentacioni perkates i daljes sipas rregullave te brendshme. Me perpunimin e lendeve te para nga subjektet nenkontraktore behet dhe pranimi i mallit duke u kontrolluar ne hyrje sipas kolive perkatese dhe stokohet sipas kategorise se artikullit. Gjithashtu behet dhe shkarkimi i lendeve te para, te cilat porositen brenda vendit.
    Detyrat dhe pergjegjesite:
    1. Supervizon dhe organizon të gjithë procesin e marrjes se mallrave të ardhura, shkarkimin, kontrollin dhe pranimin e tij, duke siguruar produktivitet dhe saktesi
    2. Pergatit mallin sipas listes per nenkontraktoret dhe per nevojat e kompanise
    3. Shkarkon dhe kontrollon produktet gjysem te gatshme ne hyrje
    4. Stokon sipas kategorive materialet
    5. Kryen procesin e inventarizimit periodik
    6. Organizon dhe rregullon te gjithë dokumentacionin e duhur të hyrjeve dhe te daljeve në baze te procedurave perkatese, kryhen levizjet ne sistem, siguron dokumentacionin perkates dhe i sistemon ato në dosje
    Kualifikimet dhe Aftesite e Kërkuara
    1. Te kete punuar te pakten 2 vjet ne pozicionin e supervizorit te magazines
    2. Te kete mbaruar shkollen e mesme (kandidatet me shkolle te larte kane avantazh)
    3. Te kete njohuri te gjuhes italiane
    4. Te kete njohuri te mira te paketes Office
    5. Te jete i afte te punoj nen presion
    Pagesa: 87.000 Lek – 94.000 Lek / Bruto
    E -mail: [email protected]
    Tel :+355698067433
     
    Attachments
    Pozicioni Punes_Supervizor Magazine Lende e pare.docx
    26.2 KB

    · Views: 0


    Apply

    WhatsApp
Working...
X