Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Menaxher financiar per projekte ndertimi

    kerkohet Menaxher financiar per projekte ndertimi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Banke | Sigurime
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Menaxher financiar per projekte ndertimi".
    Detyrat​
    Kontrollon, verifikon dhe miraton faturat e blerjeve dhe shpenzimeve për projekte ndërtimi.
    Monitoron kostot e projekteve dhe siguron përputhshmëri me buxhetet e miratuara.
    Analizon kontratat me furnitorë dhe nënkontraktorë.
    Ndjek procesin e blerjeve: porosi, fatura, dokumentacion shoqërues dhe pagesa.
    Përgatit raporte financiare periodike për secilin projekt (kosto reale vs buxhet).
    Kontrollon përputhshmërinë e faturave me legjislacionin tatimor dhe rregullat financiare në fuqi.
    Bashkëpunon ngushtë me menaxherët e projekteve dhe departamentin e prokurimeve.
    Mbikëqyr kontabilitetin e projekteve dhe mbylljet mujore financiare.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
    Minimum 3–5 vite përvojë në sektorin e ndërtimit ose projekte ndërkombëtare.
    Eksperiencë në kontroll faturash, blerje dhe menaxhim kostosh projektesh..
    Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor dhe financiar.
    Aftësi të avancuara në MS Excel dhe programe financiare/kontabël.
    Njohuri e gjuhës angleze (e domosdoshme)
    Përbën avantazh njohja e gjuhës greke
    Shënime​Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses tone te emailit: [email protected]
    “Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane.
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X