Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Pogradec, ofrohet vend pune Operatore

    Pogradec, ofrohet vend pune Operatore
    Pogradec

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Përshkrimi
    ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
    Jemi të pranishëm në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajonal, me një gamë të gjerë produktesh cilësore.
    ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e brandeve më të njohura, duke i sjellë ato çdo ditë në tryezat e familjeve shqiptare.
    Qëllimi ynë është të përmbushim në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare dhe inovacionin e vazhdueshëm.
    Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri me energji, korrektësi dhe dëshirë për zhvillim profesional.
    ROAL FOOD kërkon të punësojë Operatore Faturash ne Pogradec
    Detyrat
    Përgatitja dhe hedhja e faturave të shitjes në sistem
    Regjistrimi i porosive dhe dokumentacionit përkatës
    Verifikimi i saktësisë së të dhënave në fatura (çmime, sasi, kliente)
    Bashkëpunimi i vazhdueshëm me departamentin e shitjeve dhe magazinën
    Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar
    Raportimi periodik sipas kërkesave të eprorit
    Respektimi i procedurave të brendshme dhe afateve kohore
    Kualifikimet
    Arsim i Mesëm / i Lartë (Ekonomi, Financë ose fusha të ngjashme përbën avantazh)
    Njohuri bazë kompjuterike (paketa MS Office, programe faturimi)
    Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
    Të jetë korrekt/e, i/e përgjegjshëm/e dhe i/e besueshëm/e
    Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion
    Shënime
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi kontaktoni në:
    068 602 1526
    [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me ligjin Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected]
    0686021526
Working...
X