Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Magaziner/e

    Durres, ofrohet vend pune Magaziner/e
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Magazinier/e
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    L&M COMERCIAL kompani lider në tregtimin e verërave dhe të produkteve të ristoracionit shpall vakant pozicionin e mëposhtëm:
    MAGAZINIER/E
    PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
    Përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e të gjithë produkteve që ndodhen në magazinë për të siguruar ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale dhe orientim të shpejtë brenda magazinës
    Të kontrollojë hyrjet dhe daljet e të gjithë produkteve
    Zhvillimi i inventareve periodike të magazinës nën mbikëqyerjen e Departamentit të Financës
    Te kryeje veprimet Hyrese dhe Dalese ne programin financiar per levizjet e mallit
    Të jetë i aftë që në çdo moment të nxjerrë dhe të përpunojë në aspektin kohor, gjëndjen e magazinës
    Të njohë shumë mirë vendndodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok dhe të sistemojë produktet në çdo kohë
    Të ruajë dokumentacionin e menaxhimit të magazinës
    Të njohë dhe të sistemojë produktet në magazinë
    Të jetë i komunikueshem dhe i përgjegjshëm për zbatimin e detyrave të ngarkura
    Të raportojë tek Drejtori i Shitjeve për punën e zhvilluar
    KËRKESAT E PROFILIT:
    Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
    Të ketë mbaruar Shkollën e Mesme (Studimet e larta përbëjnë avantazh)
    Të jetë i komunikueshëm, të dije të punojë në grup
    Të jetë i/e shkathët dhe i/e aftë për të përballuar volumin dhe ngarkesën në punë
    PAGESA: Konkuruese.
    Nëse jeni të interesuar, ju lutem dërgoni kërkesën dhe C.V tuaj në adresën e emailit: [email protected]
    Cel. : +355 69 279 4057
    Suksese!
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X