Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ndihmes Kamarier/e - SALT Tiranë

    Ndihmes Kamarier/e - SALT Tiranë
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Banakier | KamarierPunetor/e | Ndihmesa
    Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
    Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
    Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.
    Si Assistant Waiter në SALT Tirana, do të mbështesësh ekipin e shërbimit, duke siguruar një shërbim korrekt dhe me profesionalizëm, që çdo mysafir të ndihet i mirëpritur dhe i vlerësuar. Do të jesh një rol kyç në krijimin e një eksperience gastronomike cilësore dhe të qëndrueshme për klientët tanë.
    SALT është një koncept modern gastronomik, i fokusuar në cilësinë e produkteve, shërbimin profesional dhe një ambient bashkëkohor. I pozicionuar në zemër të Tiranës, Salt synon të ofrojë një përvojë mikpritjeje të kujdesshme, ku çdo detaj ka rëndësi dhe çdo mysafir trajtohet me vëmendje.
    Jeta në SALT​Të bëhesh pjesë e SALT do të thotë të punosh në një ambient dinamik dhe bashkëpunues, të ndërtuar mbi këto vlera:
    Përkushtimi ndaj cilësisë - I kushtojmë rëndësi çdo detaji, duke ruajtur standarde të larta në shërbim dhe prezantim.
    Respekti dhe bashkëpunimi - Ndërtojmë një kulturë pune pozitive, ku mbështetja dhe respekti mes ekipit janë thelbësore.
    Energjia dhe profesionalizmi - Punojmë me pasion, korrektësi dhe qëndrim pozitiv, duke reflektuar këtë energji në çdo shërbim.
    Roli dhe përgjegjësitë:
    Ofrimi i një shërbimi të sjellshëm dhe efikas për çdo mysafir;
    Shërbimi korrekt i pjatave dhe mirëmbajtja e zonës së pass-it;
    Mbështetja në përgatitjen e restorantit para shërbimit dhe gjatë operacioneve ditore;
    Zbatimi i standardeve të higjienës dhe pastërtisë;
    Komunikimi i feedback-ut të mysafirëve dhe raportimi i çdo problematike te menaxhmenti;
    Mbështetje në procedurat e hapjes dhe mbylljes së shërbimit.
    Cfarë kërkojmë:
    Dëshirë për të punuar në hospitality dhe për të ofruar shërbim cilësor;
    Eksperiencë e mëparshme në shërbim (avantazh);
    Frymë ekipore dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik;
    Sjellje profesionale, korrektësi dhe orientim ndaj klientit;
    Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
    Cfarë ofrojmë:
    Ambient pune profesional dhe mbështetës;
    Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
    Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë;
    Ushqim për stafin gjatë turnit të punës;
    Family Meal (njehere ne muaj);
    Retreat vjetor per stafin;
    Zbritje për stafin në konceptet brenda Revo Hospitality Group;
    Mundësi për eksperienca pune ndërkombëtare.
    Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin [email protected] ose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rr. Papa Gjon Pali II, Ambasador 3 - Tirane
    [email protected] | +355 69 70 79 300
Working...
X