Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje

    Tirane, kerkohet Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Teknik
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Galeria by TEG, Green Coast Resort etj. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.
    Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, Grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Portofoli i tij i diversifikuar shtrihet në disa sektorë, duke përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjen me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, edukimin dhe argëtimin. Me një forcë punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
    Pozicioni: Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje
    Departmenti: Mirëmbajtjes Teknike
    Vendndodhja:Tiranë
    __________________________________________________ __________________________________________________ __________________________________________________ ______________________
    Përshkrim i Pozicionit të Punës
    Tekniku i Sistemeve HVAC në Departamentin e Mirëmbajtjes Teknike në Qendër Tregtare është përgjegjës për kryerjen e detyrave të kualifikuara përsa i përket inspektimit, riparimit, instalimit apo modifikimit të sistemeve ngrohje, ventilim, kondicionim, sistemeve ftohëse dhe pajisjeve që lidhen me këto të fundit. Të performojë mirëmbajtjen dhe shërbimet periodike të pajisjeve HVAC, Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Aspirator, Kondicioner, AHU etj.
    __________________________________________________ __________________________________________________ __________________________________________________ ______________________
    Detyrat:​
    Kontrollon, inspekton si dhe kryen mirëmbajtjen periodike (ditore/javore/mujore) sipas formateve PPM të sistemit dhe pajisjeve HVAC si Chiller, VRV/VRF, FanCoil kondicionerë.​
    Monitoron gjendjen e pajisjeve si dhe parametrat e operimit të tyre. Kujdeset që ambjentet e qendrës si dhe njësitë që operojnë brenda (dyqanet) të kenë temperaturë optimale.​
    Jep zgjidhje teknike, riparon dhe zëvendëson pajisjet, pjesët, komponentët që kanë defekt të cilat janë pjesë e sistemit HVAC (kompresor, heat exchangers).​
    Performon dhe riparon defektet bazike të komponenteve elektrike / elektronike të cilët janë pjesë përbërëse e pajisjeve HVAC si: switch-e, termostate, presostate, fan, timera, dampera, rele apo riparime të defekteve në sistemin e kabllimit (lidhjes së komponenteve me panelet e kontrollit).​
    Konstaton dhe riparon defektet në kanalet e arjit (me material P3 dhe metalik)​
    Mban shënime në lidhje me problemet dhe materialet që duhen bërë porosi; Mban evidenca të detyrave/punimeve të kryera dhe gjeneron raporte teknike rreth problemeve dhe defekteve të pajisjeve duke i raportuar njëkohësisht problematikat dhe tek Supervizori Mekanik.​
    Në mungesë të teknikut hidraulik duhet të bëjë kontrollin, monitorimin dhe mbarëvajtjen e sistemeve të këtij të fundit si dhe të sistemeve të tjera mekanike.​
    Performon detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri i Departamentit.​
    __________________________________________________ __________________________________________________ __________________________________________________ ______________________
    Kërkesat e pozicionit të punës:​
    Diplomë e shkollës së mesme profesionale apo certificatë për sistemet HVAC ose sisteme te tjera mekanike.​
    Të njohë mirë sistemet HVAC dhe mënyrën e funksionimt te tyre.​
    Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.​
    Të jetë i aftë të operojë dhe ti japë zgjidhje problemeve dhe defekteve tëe ndryshme të pajisjeve HVAC.​
    Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si dhe të jetë i familjarizuar me pajisjet si: Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Kondicioner, AHU, Aspirator, Kondicioner etj…​
    Të këtë njohuri per riparimin e kanaleve të ajrit.​
    Aftësi personale:​
    Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.​
    Aftësi të mira në planifikim dhe menaxhim të kohës.​
    Aftësi për manaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund të shfaqen gjatë proçeseve të prokurimeve.​
    Aftësi për të punuar në grup.​
    __________________________________________________ __________________________________________________ __________________________________________________ ______________________
    Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.
    Mënyra e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 11/02/2026 në këtë adresë: [email protected] duke specifikuar në subjekt:
    “Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje"
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Qëndra Tregtare TEG,
    km 4, Tiranë, Farkë, Lundër, Tiranë
    [email protected] | www.acrem.al
Working...
X