Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Agjent Shitje

    Durres, ofrohet vend pune Agjent Shitje
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Në emër të një kompainie, e cila operon në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të verës, Dimension HR është duke rekrutuar kandidatë të kualifikuar për pozicionin ” Agjent Shitjesh Ex-Van “. Kompania karakterizohet nga respektimi i traditës së prodhimit të verës, të kombinuar me teknologji moderne dhe standarde të larta cilësie. Kompania është e fokusuar në krijimin e produkteve cilësore, duke ndërtuar një prani të qëndrueshme në tregun vendas dhe duke synuar zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit të shpërndarjes.
    Vendodhja: Durres
    Orari: Full-time
    Përshkrimi i Pozicionit
    Agjenti i Shitjeve Ex-Van është përgjegjës për menaxhimin, zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit të klientëve në zonën e caktuar, përmes shitjes direkte në terren. Pozicioni kërkon një profesionist aktiv, të orientuar drejt rezultateve dhe ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata me klientët.
    Detyrat Kryesore
    Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj në territorin e caktuar
    Mirëmbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues
    Vizita dhe takime të rregullta me klientë potencialë për prezantimin e produkteve
    Negocimi i kushteve të shitjes dhe finalizimi i marrëveshjeve
    Realizimi i objektivave mujore të shitjes
    Raportim ditor mbi aktivitetin dhe rezultatet te drejtuesi përkatës
    Kualifikimet e Kërkuara
    Diplomë universitare (Bachelor)
    Eksperiencë pune 1–3 vite në fushën e shitjeve, preferohet në Ex-Van
    Patentë drejtimi automjeti (e detyrueshme)
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh profesionale
    Aftësi organizative dhe planifikimi për menaxhimin e itinerarit të përditshëm
    Aftësi analitike për të analizuar tregun dhe tendencat e shitjes
    Përfitimet
    Paga fikse + sistem bonusesh të bazuara në performancë
    Bonuse mujore dhe stimuj për arritjen e objektivave
    Mundësi promovimi dhe zhvillimi profesional
    Oportunitete karriere brenda kompanisë dhe Groupit te kompanive te saj, bazuar në rezultate dhe performancë
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt « Agjent Doganor »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X