Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Pastry Assistant - SALT Green Coast, Palasë

    Pastry Assistant - SALT Green Coast, Palasë
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/ePasticier | Specialist brumi
    Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
    Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
    Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.
    Si Pastry Assistant në SALT, do të mbështesni ekipin e pasticerisë për të siguruar që çdo produkt të përgatitet me cilësi të lartë dhe të dorëzohet në kohë, duke respektuar standardet e markës SALT. Ju do të punoni ngushtë me Pastry Chef de Partie, Sous Chef dhe Head Pastry Chef, duke kontribuar në krijimin e përvojave të paharrueshme kulinare për mysafirët tanë. Bashkohu me ekipin tonë për sezonin veror 2026 – ju lutemi vini re se ky pozicion është me kontratë sezonale.
    Roli dhe përgjegjësitë:
    Ndihmoni në përgatitjen dhe prodhimin e një gamë të gjerë produktesh të pasticerisë, duke ndjekur recetat dhe udhëzimet e shefit të pasticerisë;
    Kontrolloni cilësinë e përbërësve dhe produkteve të përdorura për të siguruar që çdo pjatë plotëson standardet e SALT;
    Respektoni recetat dhe standardet e përgatitjes dhe dekorimit të ëmbëlsirave, duke siguruar prezantim tërheqës dhe cilësi të qëndrueshme;
    Bashkëpunoni me stafin e pasticerisë dhe kuzhinës për të garantuar dorëzimin e produkteve në kohë dhe me cilësi maksimale;
    Ndjek udhëzimet dhe direktivat e Head Pastry Chef për çdo detyrë dhe produkt;
    Mbani pajisjet dhe ambientin e punës të pastër, të rregullt dhe të organizuar, duke respektuar standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore;
    Monitoroni dhe kontrolloni kohën e pjekjes dhe temperaturën për produktet e ndryshme, duke siguruar rezultate të qëndrueshme dhe perfekte.
    Cfarë kërkojmë:​
    Pasion për kuzhinën dhe eksperienca kulinare;
    Diplomë profesionale në kulinari, shkolle kuzhine ose fusha të ngjashme, trajnime të ndryshme do të përbente avantazh;
    Aftësi për të punuar në ekip dhe natyrë miqësore;
    Aftësi për zgjidhjen e problemeve nëmënyrë eficente;
    Orientim ndaj klientit dhe përkushtim për përvoja kulinare të paharrueshme.
    Cfarë ofrojmë:
    Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë.
    Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
    Akomodim, i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës;
    Ambient pune profesional dhe mbështetës;
    Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
    Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.
    Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin [email protected] ose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rr. Papa Gjon Pali II, Ambasador 3 - Tirane
    [email protected] | +355 69 70 79 300
Working...
X