Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ndihmes kuzhinier/e - SALT Green Coast, Palasë

    Ndihmes kuzhinier/e - SALT Green Coast, Palasë
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
    Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
    Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.
    Si Ndihmes Kuzhinier në SALT, do të keni një rol të rëndësishëm në përgatitjen e pjatave që ofrojnë përvoja kulinare të veçanta. Me energjinë, entuziazmin dhe përkushtimin tuaj ndaj cilësisë, do të bëheni pjesë e një ekipi që vendos standardet e restoracionit modern.Bashkohu me ekipin tonë për sezonin veror 2026 – ju lutemi vini re se ky pozicion është me kontratë sezonale.
    Roli dhe përgjegjësitë:​
    Përgatitja e ushqimeve sipas recetave dhe standardeve të SALT;
    Mbajtja e mise en place të organizuar dhe të gatshëm për shërbim;
    Përgjegjës për furnizimin e kuzhinës me tëgjitha produktet e nevojshme për gatime ditore;
    Kontrolli i produkteve të ardhura dhe ruajtja e magazinimit sipas standardeve të higjienës;
    Mbajtja e vendit të punës të pastër dhe respektimi i rregullave të Shëndetit & Sigurisë;
    Mësimi dhe zhvillimi i aftësive në seksione të ndryshme të kuzhinës.
    Cfarë kërkojmë:​
    Pasion për kuzhinën dhe eksperienca kulinare;
    Diplomë profesionale në kulinari, shkolle kuzhine ose fusha të ngjashme, trajnime të ndryshme do të përbente avantazh;
    Aftësi për të punuar në ekip dhe natyrë miqësore;
    Aftësi për zgjidhjen e problemeve nëmënyrë eficente;
    Orientim ndaj klientit dhe përkushtim për përvoja kulinare të paharrueshme.
    Cfarë ofrojmë:
    Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë.
    Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
    Akomodim, i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës;
    Ambient pune profesional dhe mbështetës;
    Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
    Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.
    Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin [email protected] ose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rr. Papa Gjon Pali II, Ambasador 3 - Tirane
    [email protected] | +355 69 70 79 300
Working...
X