Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Specialist i blerjeve

    Durres, ofrohet vend pune Specialist i blerjeve
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eMenaxhim Biznesi
    Gjuha
    anglishtitalisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar , prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
    Jemi në kërkim të një personi të përgjegjshëm dhe të organizuar për pozicionin: Specialist i blerjeve.
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
    Merr kërkesat për blerje që vijnë nga departamentet e tjera dhe ndjek procedurën e brendshme të kompanisë për ekzekutimin e tyre.
    Kërkon, vlerëson dhe negocion me furnitorë vendas dhe/ose të huaj për mallrat që do të blihen.
    Paraqet ofertat e marra tek drejtuesit e shoqërisë për zgjedhjen e furnitorit përfundimtar.
    Monitoron afatet e dorëzimit dhe siguron respektimin e kushteve kontraktuale.
    Analizon çmimet, ofertat dhe kostot me qëllim optimizimin e shpenzimeve.
    Kontrollon dokumentacionin e blerjeve (fatura, kontrata, certifikata).
    Bashkëpunon me departamentin e financës për përputhjen e faturave dhe kryerjen e pagesave.
    Raporton periodikisht mbi aktivitetin e blerjeve dhe performancën e furnitorëve.
    Kërkesat:
    Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Logjistikë ose fusha të ngjashme
    Eksperiencë pune 2+ vite në pozicion të ngjashëm (e preferuar)
    Njohuri të mira të proceseve të blerjeve dhe negocimit
    Aftësi shumë të mira komunikuese dhe analitike
    Njohuri shumë të mira të MS Office (sidomos Excel)
    Njohuri të gjuhës angleze ose italiane
    Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215 ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: [email protected] ose [email protected].
    Adresa: Vrrine, Sektor Rinia, Durrës.
     
    Apply

    WhatsApp

    Vrrine, Sektor Rinia DURRES
Working...
X