Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shkoder, ofrohet vend pune Asistent Drejtor Prodhimi

    Shkoder, ofrohet vend pune Asistent Drejtor Prodhimi
    Shkoder

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Administrate | Nenpunes
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Njoftim Pune – Asistent Drejtor Prodhimi​ECO PRO është një kompani e konsoliduar që operon në sektorin e prodhimit të produkteve të kartonit. Në kuadër të zgjerimit dhe forcimit të strukturës sonë prodhuese, jemi në kërkim të një Asistent Drejtor Prodhimi, i cili do të mbështesë menaxhimin, koordinimin dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.
    Përgjegjësitë kryesore​
    Mbështet Drejtorin e Prodhimit në planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të prodhimit
    Koordinon dhe monitoron punën e stafit të prodhimit
    Siguron respektimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë
    Monitoron performancën e prodhimit dhe respektimin e afateve
    Bashkëpunon në optimizimin e kostove dhe proceseve
    Përgatit raporte ditore dhe javore mbi ecurinë e prodhimit
    Kërkesat​
    Përvojë e mëparshme në ambient prodhimi (preferohet në sektorin e kartonit/ambalazhit)
    Njohuri mbi proceset e prodhimit dhe planifikimit
    Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel
    Njohja e sistemeve ERP përbën avantazh
    Aftësi personale​
    Aftësi shumë të mira organizative dhe për zgjidhjen e problemeve
    Aftësi të mira komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale
    Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion
    Saktësi, përgjegjshmëri dhe orientim drejt rezultateve
    Fleksibilitet dhe gatishmëri për të mësuar
    Ne ofrojmë​
    Punësim në një kompani të strukturuar dhe në rritje
    Ambient pune dinamik dhe motivues
    Mundësi zhvillimi profesional
    Pagë dhe kushte pune në përputhje me përvojën
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre, duke specifikuar në subjekt “Asistent Drejtor Prodhimi”.
    ECO PRO SHPK
    TEL:0692048999
    MAIL:[email protected]
     
    Apply

    WhatsApp

    Fiber Group Shpk
    +355696077693
    VAT number L52519403R
    Kompleksi Karl Topia, Kulla 2, Tirane, Albania
    (It) +39 02 42 10 11 22
    (UK) +44 20 38 70 44 08
    Email: [email protected]
    Website: wearefiber.com
    Facebook | LinkedIn | Twitter | Instagram
Working...
X