Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Runner - SALT Green Coast, Palasë

    Runner - SALT Green Coast, Palasë
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Punetor/e | NdihmesaSherbim Klienti
    Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
    Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
    Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.
    Si Runner në SALT, do të mbështesni ekipin e shërbimit, duke u siguruar që çdo pjatë të dorëzohet me profesionalizëm dhe që çdo mysafir të ndihet i vlerësuar dhe i mirëpritur. Ju do të jeni një lojtar kyç në ofrimin e përvojës së jashtëzakonshme gastronomike të SALT! Bashkohu me ekipin tonë për sezonin veror 2026 – ju lutemi vini re se ky pozicion është me kontratë sezonale.
    Roli dhe përgjegjësitë:
    Dorëzimi i pjata-ve dhe pijeve nga kuzhina tek tavolinat me saktësi dhe profesionalizëm;
    Mbajtja e zonës së pass-it të pastër, të organizuar dhe të gatshme për shërbim;
    Ndihma në përgatitjen e restorantit para shërbimit, duke vendosur tavolina dhe pajisje sipas standardeve;
    Pastrimi i zonave të punës gjatë shërbimit dhe ndihma në ruajtjen e standardeve të higjienës dhe organizimit;
    Koordinimi me kuzhinën dhe stafit të shërbimit për të siguruar rrjedhë efikase të punës;
    Raportimi i çdo problemi te menaxherët për të siguruar shërbim të pandërprerë;
    Mbështetja në detyrat e hapjes dhe mbylljes së restorantit, duke ndjekur procedurat e kompanisë.
    Cfarë kërkojmë:
    Dëshirë për të punuar në hospitality dhe për të ofruar shërbim cilësor;
    Eksperiencë e mëparshme në shërbim (avantazh);
    Frymë ekipore dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik;
    Sjellje profesionale, korrektësi dhe orientim ndaj klientit;
    Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
    Cfarë ofrojmë:
    Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë.
    Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
    Akomodim, i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës;
    Ambient pune profesional dhe mbështetës;
    Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
    Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.
    Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin [email protected] ose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rr. Papa Gjon Pali II, Ambasador 3 - Tirane
    [email protected] | +355 69 70 79 300
Working...
X