Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofroj vend pune Teknolog ushqimor

    Aiba Kompani Sha shpall vakant pozicionin e Teknologut Ushqimor
    Detyrat, kriteret dhe aftesite e kerkuara:


    Përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e planit të prodhimit.
    Planifikon dhe menaxhon të gjithë procesin e porosisë së lëndëve të para.
    Harton, zbaton dhe kontrollon procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike në kompani.
    Përgjegjës për vendosjen dhe kontrollin e standarteve të cilësisë së produkteve.
    Përgjegjës për linjën e prodhimit në të gjitha hapat për të siguruar cilësinë e produkteve dhe zbatimin rigoroz të recepturave dhe standarteve të cilësisë dhe sigurisë.
    Përgjegjës për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurise dhe shëndetit në punë.
    Përgjegjës për zbatimin nga punonjësit të standarteve të kompanisë për cilesinë, produktitivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë.
    Kontrollon nëse linja e prodhimit I përmbahet standarteve dhe procedurave dhe është në përputhje me kërkesat ligjore ne fuqi.
    Pergjegjës për kryerjen e analizave dhe kontrolleve të nevojshme për të plotësuar cdo standart dhe procedurë të kërkuara nga strukturat e brendshme të kompanisë si dhe autoritetet shtetërore.
    Përgjegjës për raportimin ne kohë dhe zgjidhjen e cdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë funksionimin e përditshëm të punës.
    Ndihmon në zhvillimin, vendosjen dhe monitorimin e të gjithë parametrave kyç të përpunimit dhe testimit për tu siguruar që materialet/produktet plotësojnë kërkesat dhe standartet.
    Orienton në vendosjen e procedurave /udhëzimeve të punës dhe dokumentacionit të kërkuar për të gjitha operacionet e prodhimit.
    Ndihmon që sistemet e sigurisë së kompanisë të zbatohen, mirembahen dhe përmirësohen vazhdimisht në përputhje me standartet ISSO/HACCP dhe certifikimet e tjera te kompanisë.
    Përgjegjës per organizimin dhe zbatimin e trajnimeve të ekipit të prodhimit.
    Raportim ditor, javor dhe mujor për departamentin e prodhimit.
    Diplomë universitare në "Kimi Ushqimore/Pergjithshme apo "“Teknologji ushqimore”
    Preferohet te kete eksperience pune te pakten mbi 3 vjet në industri ushqimore
    I aftë të drejtoj njerëzit në varësi.
    Njohës i mirë i legjislacionit shqiptar për sigurinë ushqimore në prodhim.
    Të jetë njohës i mirë i programeve bazë të paketës Office
    Te jete njohes i mire i anglishtes
    Të karakterizohet nga integriteti dhe korrektësia në punë.
    Te interesuarit mund te paraqiten prane kompanise ose te dergojne CV ne adresen e emailit [email protected] si dhe [email protected]

     




    Apply











    Last edited: 29.01.2024, 10:55
Working...
X