Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Agjent Shitjesh Key Account

    Agjent Shitjesh Key Account
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përshkrimi​
    ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
    Jemi të pranishëm në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajonal, me një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe ekskluzivitet të brandeve të njohura ndërkombëtare, të cilat i sjellim çdo ditë në tryezat e familjeve shqiptare.
    Qëllimi ynë është të përmbushim në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare dhe duke investuar vazhdimisht në inovacion dhe zhvillim.
    Aktualisht, ROAL FOOD është në kërkim të një Agjenti Shitje Key Account për zonën Tiranë, i fokusuar në marketet e mëdha dhe rrjetet e organizuara.
    Detyrat​
    Menaxhimi dhe zhvillimi i klientëve Key Account (rrjete supermarketesh dhe markete të mëdha)
    Vizita të rregullta në pikat e shitjes dhe marrje porosish
    Ndjekja e marrëveshjeve tregtare, çmimeve dhe ekspozimeve
    Monitorimi i pozicionimit të produkteve në rafte, datave të skadencës dhe rotacionit të mallrave
    Zbatimi i planeve promocionale dhe aktiviteteve të marketingut në pika shitje
    Identifikimi i mundësive për rritjen e volumit të shitjeve
    Komunikim i vazhdueshëm me Menaxherin e Shitjeve / Menaxherin e Zonës
    Dërgimi i porosive për furnizim nëpërmjet sistemit
    Përgatitja e raporteve periodike sipas kërkesës së departamentit të shitjeve
    Zgjidhja e problematikave që lindin në bashkëpunim me departamentet përkatëse
    Kualifikimet​
    Arsim i Mesëm / i Lartë (avantazh arsim ekonomik ose marketing)
    Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në Key Account / FMCG
    Leje drejtimi klasi B
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
    Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët
    Korrektësi, përgjegjshmëri dhe besueshmëri
    Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion
    Shënime​Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi kontaktoni në:
    +355 68 204 5407
    [email protected]
    ose në WhatsApp: 068 602 1526
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected]
    0686021526
Working...
X