Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher rajonal / Key account manager

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher rajonal / Key account manager
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    “Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
    Ne jemi distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.
    Shoqëria jonë ofron gjithashtu kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës, një staf mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.
    Aktualisht jemi në kërkim të një kandidati potencial , i cili do te kryejë detyrën e: Menaxher rajonal / Key account manager.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Zhvillon dhe mban marrëdhënie afatgjata me klientët kryesorë (Key Accounts).
    Harton dhe zbaton plane specifike shitjesh për secilin klient strategjik.
    Analizon performancën e shitjeve për secilin klient dhe sugjeron përmirësime.
    Koordinon me departamentin e marketingut për promocione, fushata apo lançime produktesh të reja.
    Ndjek zbatimin e marrëveshjeve në terren në bashkëpunim me ekipin e shitjeve dhe logjistikës.
    Monitoron tregun, konkurencën dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorit.
    Jep raporte periodike menaxhmentit mbi performancën dhe zhvillimet në llogaritë kryesore.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Ekonomi, Marketing, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme.
    Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin e klientëve të rëndësishëm, preferohet në sektorin FMCG.
    Aftësi të shkëlqyera në negocim, komunikim dhe ndërtim marrëdhëniesh.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
    Aftësi analitike dhe orientim ndaj rezultateve.
    Leje drejtimi e vlefshme, kategoria B.
    Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: [email protected] .
    Cel. : 069 701 7661
    Cel. : 069 701 7661
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X