Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Tapicier

    Tirane, ofroj vend pune Tapicier
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Rrobaqepes/e
    Përshkrimi​Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS.
    Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Tapicier
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Tapicimi i mobilieve (karrige, divane, krevate, etj.)
    Riparimi dhe restaurimi i mobilieve ekzistuese
    Prerja, montimi dhe fiksimi i materialeve (stof, lëkurë, sfungjer, etj.)
    Përdorimi korrekt i veglave dhe makinerive të punës
    Kërkesat:
    Përvojë pune si tapicier (e preferueshme)
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
    Saktësi, përpikmëri dhe Përgjegjësi
    Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht
    Ne Ofrojmë:
    Pagë konkurruese sipas përvojës mbi 100 000 ALL
    Ambient pune të qëndrueshëm dhe miqësor
    Mundësi zhvillimi profesional
    Orar të rregullt pune
    Kandidatët të cilët janë të interesuar të kontaktojnë nëpërmjet nr të kontkatit: 068 81 46 218
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    E-mail: [email protected]
    Kontakt: 068 81 46 218
    Web: www.agikons.com
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X