Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tiranë, ofroj vend puen MENAXHER I PERGJITHSHEM I SHITJEVE

    Për një nga kompanitë më të mëdha të indrustrisë FMCG & HORECA po kërkojmë :
    Menaxher i Përgjithshëm i Shitjeve




    Përmbledhja e Pozicionit:

    Menaxheri I Pergjithshem I shitjeve është një nga pozicionet më të rëndësishme për kompaninë për të siguruar volumet e shitjeve, të ardhurat e kompanisë, manaxhimin dhe zhvillimin e stafit te departamentit, krijimin e proceseve dhe procedurave të nevojshme për arritjen e suksesit të departamentit dhe kompanisë. Eshte pergjegjesi kryesore per studimin e tregut, klasifikimin e klientëve sipas kategorive, rajoneve, rëndësisë etj, ndërtimin sistemit të shitjes për tju përshtatur tregut, planifikimi dhe sistemi i pagave/bonuseve.


    DETYRAT E POZICIONIT


    Merr masat e nevojshme për të realizuar objektivat e kompanisë duke marrë eficencën maksimale nga çdo punonjës i ekipit të tij
    Kërkon dhe analizon trendet e tregut, demografikën, cmimet, produktet e konkurencës
    Përgjigjet për vendosjen e objektivave të shitjes për çdo rajon/kanal shitje të ndarë me muaj bazuar në analizat e tregut, rajoneve, kanaleve e klientëve
    Ndihmon, drejton dhe kontrollon vendosjen e objektivave të vartësve të tij për gjithë ekipin
    Pergj per monitoron realizimin e objektivave, bashkepunon me Koordinatorin e Shitjeve per marrjen e informacionit sipas rajoneve dhe merr masa për realizmin e tyre nga gjithë ekipi
    Mban në monitorim të vazhdueshëm tregun dhe ndërton sistemin më të përshtatshëm për të arritur objektivat e caktuara
    Bashkepunon me departimentin e Marketing per programet e marketingut dhe ndjek implementimin e tyre si pjesë shumë e rëndësishme e arritjes së objektivave të shitje
    Ështe përgjegjës për kontraktimin e klientëve në përputhje me termat e kompanisë
    Organizon punën e sektorit të analizave për ti paraprirë gjithë procesit të vendimmarrjes; përgatit raportet dhe prezantimet sipas kërkesave të kompanisë dhe nevojave të departamentit
    Përfaqëson kompaninë në takime të ndryshme me klientë kryesor dhe potencial, duke mirëmbajtur dhe zhvilluar marrëdhëniet me ta
    Eshte pjese e vendimarrjes ne investime direkte te klienteve
    Zgjidh ose/ dhe propozon zgjidhje te problematikave, bashke me Menaxherin Rajonal, te klienteve qe nuk japin feedback e paravendosur nga marreveshje
    Aprovon stategjine e shitjeve te propozuar nga Menaxher Rajonal i Shitjeve pasi eshte rishikuar pershtatshmeria e saj
    Duhet te monitoroje ecurine e strategjive ditore, mujore dhe vjetore te shitjeve
    Trajnon dhe mat performance e Menaxherit Rajonal dhe ndjek ecurine e trajnimit qe Menaxheri Rajonal duhet kryeje per strukturat e tij varese
    I konfirmon Menaxherit Rajonal kerkesen per aksesore te klienteve pasi eshte siguruar qe kerkesa eshte ne perputhje me politikat dhe procedurat e kompanise
    Duhet te ndjeki ecurine e shitjeve, si ne rast rritje dhe ulje te zonave rajonale, duke analizuar arsyet dhe krijuar strategji per permiresimin e shitjeve.





    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
    Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
    Eksperiencë: Të ketë eksperiencë në fushën e shitjeve jo më pak se 5 vjet.

    *Te kete leje drejtimi te klasit B



    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «MENAXHER I PERGJITHSHEM I SHITJEVE»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.



    JU MIREPRESIM!

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

    Cel. : 0674647484

     




    Apply


    WhatsApp


















    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X