Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Teknik/e Pajisjesh Fiskale - BNT Electronics (Tiranë)

    Teknik/e Pajisjesh Fiskale - BNT Electronics (Tiranë)
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    7 Ekspozita | Gjykata



    Tipi
    me orar te ploteHybrid working = zyre + remote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Elektrike | ElektronikeTeknik
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Rreth BNT Electronics
    Themeluar në vitin 1994, ne jemi një nga kompanitë kryesore të teknologjisë në Shqipëri, me gamë të gjerë zgjidhjesh inovative për Sisteme Fiskale, Software, IT, Printera & Fotokopje, si dhe Sisteme Mjekësore.
    Ofrojmë shërbime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kombëtare duke i kthyer teknologjitë e avancuara në vlerë të shtuar për klientët tanë.
    Me mbi 70 punonjës dhe një rrjet prej rreth 110 partnerësh që shtrihet në të gjithë vendin, ofrojmë ekspertizë të certifikuar dhe suport me në qendër klientin.
    Jemi duke kërkuar një teknik/e që t’i bashkohet ekipit tonë të pajisjeve fiskale.
    Në këtë rol, ti do të merresh me konfigurimin fillestar të pajisjeve fiskale në ditën e blerjes, do të kryesh kontrolle vjetore dhe diagnostikim/riparime të pajisjeve që kanë nevojë për ndërhyrje, si dhe do të udhëzosh klientët hap pas hapi nëpërmjet telefonit. Puna kryhet nga zyra (klientët i sjellin pajisjet te ne) dhe me ditë pune remote të planifikuara për mbështetje telefonike.
    Cilat do të jenë detyrat e tua kryesore?
    • Asistencë nga telefoni mbi përdorimin e pajisjve fiskale për klientin.
    • Asistencë nga telefoni për troubleshooting me klientin në linjë.
    • Konfigurim fillestar me blerjen e pajisjes fiskale nga klienti.
    • Diagnostifikim nga sporteli i dëmit në pajisje (klientët i sjellin pajisjet te ne).
    • Riparim i pajisjes në tryezë me zëvendësim pjesësh.
    • Kontrolle/ndërhyrje ndreqëse në firmware.
    • Dokumentim me shkrim i ndërhyrjeve/asistencës.
    • Demonstrimi i pajisjes kur merret në dorëzim nga klienti.
    • Koordinim i ngushtë me ekipin teknik.
    Cilat janë aftësitë që do të ta bëjnë këtë punë më të lehtë?
    • Kërkohet formim profesional i mesëm ose i lartë në elektronikë ose kualifikime të ngjashme në fushën e ICT.
    • Kuptim teknik i bazave të firmware, përdorimi i pavarur i Windows dhe CRM.
    • Përvojë në shërbimin ndaj klientit dhe trajnimin e përdoruesve; komunikim i qartë dhe i qetë në telefon dhe me klientin në sportel.
    • Aftësi për konfigurim pajisjesh, diagnostikim në raste mosfunksionimi të rregullt të pajisjes.
    • Aftësia për të kapur detajet, për t’u dhënë drejtim punëve me përparësi dhe për shfrytëzimin optimal të kohës.
    • Disiplinë në punë. Kuriozitet. Aftësi për t’u përshtatur. Frymë bashkëpunuese.
    Çfarë ofrojmë?
    • Mjedis pune stimulus dhe ekip bashkëpunues.
    • Orar fleksibël dhe punë hibride (kombinim i punës në zyrë dhe nga shtëpia).
    • Punësim sipas Kodit të Punës me pagë konkurruese dhe 22 ditë pushimi vjetor të paguar.
    • Zyra me vendndodhje tërheqëse në qendër të Tiranës.
    Mirëpresim aplikim tënd për punë! Dërgoje CV-në tani!
    [email protected]
     
    Apply

    Medical Systems | Printing & Document Management | IT | Fiscal Systems | Fiscal Systems | Bills.al
    Blv Gjergj Fishta Nr 32, 1001 Tiranë, AL
Working...
X