Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistent mbështetës i funksioneve të brendshme - Neptun

    Asistent mbështetës i funksioneve të brendshme - Neptun
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Njoftim punësimi
    Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Asistent Mbështës i Funksioneve të Brëndshme
    Departmenti: Komercial
    Vendodhja: Tiranë
    Pozicioni është përgjegjës për konsolidimin dhe optimizimin e përgjithshëm të grupit specifik të kategorive të produkteve (GP) dhe pozicionimin e tij strategjik.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Plotësimi i kodeve të reja dhe plotësimi i të dhënave teknike për label dhe web.
    Hartimi i urdhrit të përgjithshëm sipas urdhrit të KM.
    Hartimi i Urdhërblerjes sipas faturës së furnitorit dhe OB.
    Monitorimi i blerjeve kundrejt buxhetit.
    Monitorimi i produkteve të internetit dhe ofertave online.
    Monitorimi i konkurrencës dhe të dhënave të tregut.
    Ndjek statusin e produkteve Të reja/në punë/EOL.
    Zbatimi i procesit të shkëmbimit të drejtpërdrejtë.
    Kualifikimet:
    Diplomë në BA dhe/ose MKT dhe/ose Financë (Diploma Master është avantazh).
    Eksperiencë pune të mëparshme në këtë fushë.
    Njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze. Njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet si avantazh.
    Njohuri të shkëlqyera të Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).
    Niveli i lartë i përgjegjësisë.
    Aftësi të shkëlqyera negociuese.
    Menaxhimi efektiv i kohës.
    Aftësi të shkëlqyera prezantuese.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
    Motivim vetjak.
    Aftësi të mira për t'u përshtatur me ndryshimet.
    Orientimi drejt maksimizimit të performancës.
    Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe drejtuese të njerëzve.
    Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
    Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected] ose te kontaktojne ne numrin 0699000089 (Whatsapp).
    * Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Human Resources Department
    T: +355689000089 | +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X