Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofroj vend pune Cashier

    Vlore, ofroj vend pune Cashier
    Vlore

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Hoteleri
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Titulli i Pozicionit: General Cashier - Sezonal (Maj-Shtator)​Përmbledhje e Pozicionit​
    General Cashier është përgjegjës për menaxhimin e të gjitha transaksioneve në cash brenda hotelit, administrimin e fluksit monetar, rakordimin e saktë të të ardhurave ditore dhe mbrojtjen e aseteve financiare të hotelit. Ky rol bashkëpunon ngushtë me departamente të ndryshme për të siguruar regjistrime të sakta financiare, respektim të politikave financiare dhe funksionim të rregullt të proceseve financiare.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore​
    1. Mbledhja dhe Menaxhimi i Cash-it:​
    Mbledhja, verifikimi dhe rakordimi i cash-it të marrë nga të gjitha pikat e të ardhurave të hotelit.
    Sigurimi që të gjitha arkëtimet janë të dokumentuara, të numëruara saktë dhe të ruajtura në mënyrë të sigurt para depozitimit.
    Ruajtja e kontrollit dhe sigurisë së cash-it sipas procedurave të brendshme.
    Përgatitja e raporteve ditore të cash-it dhe rakordimi i tyre me Accountant.
    Shpërndarja e fondeve të kusurit (float) për arkëtarët e njësive të hotelit dhe verifikimi i përdorimit korrekt të tyre.
    Hetimi, dokumentimi dhe raportimi i çdo teprice ose mungese në cash.
    2. Depozitat Bankare dhe Rakordimet:​
    Kryerja e depozitave bankare në mënyrë të rregullt dhe në kohë.
    Verifikimi i kuponëve POS me raportet e auditit POS dhe raportet bankare, si dhe rakordimi me raportet e cash-it.
    Rakordimi ditor, javor dhe mujor i llogarive të cash-it të hotelit.
    Monitorimi i transaksioneve me karta krediti dhe sigurimi i likuidimeve në kohë.
    Rakordimi i transaksioneve në valutë të huaj dhe mbajtja e evidencave të kursit të këmbimit.
    3. Menaxhimi i Cash:​
    Administrimi dhe shpërndarja e fondit të petty cash për shpenzime operative, me dokumentacion dhe miratim përkatës.
    Verifikimi i kërkesave për rimbursim nga punonjësit, sipas politikave të kompanisë.
    Sigurimi i rimbushjes së fondit të petty cash, përfshirë rimbursimet e drejtuesve të departamenteve dhe shpenzimet e aprovuara.
    4. Kontrolli i Brendshëm dhe Përputhshmëria:​
    Mbajtja e dokumentacionit të rregullt për të gjitha transaksionet në cash për qëllime auditimi.
    Raportimi i menjëhershëm i çdo mospërputhjeje, humbjeje, vjedhjeje apo dyshimi për mashtrim tek Finance Manager.
    Asistimi në auditime të brendshme dhe të jashtme duke ofruar dokumentacion dhe sqarime të nevojshme.
    5. Komunikimi dhe Koordinimi:​
    Bashkëpunimi me drejtuesit e departamenteve dhe arkëtarët e pikave të shitjes për mbarëvajtjen e operacioneve financiare.
    Koordinimi me ekipet e Accounts Payable dhe Accounts Receivable për regjistrime të sakta financiare.
    Komunikimi me bankat për depozita, mospërputhje apo çështje të lidhura me cash-in.
    Kërkesat dhe Kualifikimet​Arsimi & Eksperienca:​
    Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    2–4 vite eksperiencë në menaxhim cash-i, preferohet në hoteleri ose retail.
    Eksperienca në departament finance në hotel përbën avantazh.
    Aftësi Teknike:​
    Njohuri shumë të mira të procedurave të cash handling dhe rakordimit financiar.
    Aftësi në përdorimin e programeve financiare (Opera, Micros ose të ngjashme).
    Njohuri mbi sistemet POS dhe procesimin e kartave të kreditit.
    Aftësi të forta numerike dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi për të mbajtur regjistrime financiare të sakta dhe të strukturuara.
    Aftësi Personale:​
    Integritet i lartë, ndershmëri dhe profesionalizëm në menaxhimin e parave.
    Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim kohe.
    Mendim analitik dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion.
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.

    Cel. : 0694017125
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | 0694017125
Working...
X