Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Office Coordinator

    Tirane, ofroj vend pune Office Coordinator
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Autostrada Tr.-Dr.



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim BiznesiSupervizor | Team Leader
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    AlbGroup është një organizatë që krijon dhe ofron zgjidhje për biznese në industri të ndryshme. Me mbi 13 vite eksperiencë dhe katër kompani të suksesshme, Albpastrim, Albsolution, Albacademy dhe Hotel Partner, operojmë në sektorët e pastrimit, higjenizimit, distribucionit dhe turizmit, duke sjellë shërbime dhe produkte inovative në tregun shqiptar.
    Për arsye të zgjerimit të aktivitetit tonë në Albgroup, jemi duke kërkuar Office Coordinator.
    Detyrat dhe përgjegjesitë kryesore:
    Menaxhimi i administratës së përgjithshme të zyrës: korrespondenca hyrëse/dalëse, arkivimi i dokumenteve (në format digjital dhe fizik) dhe mbajtja e regjistrave.
    Organizimi i kalendarit të zyrës, takimeve dhe eventeve të brendshme apo të jashtme.
    Mbështetje për menaxhmentin në përgatitjen e raporteve, prezantimeve dhe procesverbaleve të mbledhjeve.
    Koordinimi ndërmjet departamenteve të ndryshme për të siguruar një komunikim efikas.
    Menaxhimi i furnizimeve të zyrës, porositë për materiale, dhe bashkëpunimi me furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve.
    Organizimi i udhëtimeve të punës për stafin (bileta, hotele, itinerarë).
    Mbështetje logjistike për evente, trajnime apo aktivitete të përgjegjësisë sociale të kompanisë.
    Kujdesi për ambientin e punës, duke siguruar që zyra të jetë funksionale, e pastër dhe sipas standardeve të kompanisë.
    Kërkesat dhe kualifikimet:
    Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
    Me ose pa eksperiencë të mëparshme
    Aftësi të shkëlqyera organizimi, menaxhimi kohe dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
    Aftësi shumë të mira komunikimi në shqip dhe anglisht.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, në një ambient dinamik.
    Cfarë ofron Albgroup:
    Mundësi për zhvillim profesional brenda një grupi biznesesh ne disa sektorë.
    Ambient modern, bashkëpunues dhe mbështetës pune.
    Pjesëmarrje në evente dhe aktivitete të ndryshme të kompanisë.
    Përfitime të tjera në përputhje me politikat e kompanisë.
    Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:
    Email: [email protected]
    Tel: +355 67 401 0031
    *Te gjitha te dhenat e aplikanteve do të trajtohen me konfidencialitet te plote, sipas ligjit Nr. 9887 per "Mbrojtjen e te Dhenave Personale"
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X