Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Agjent shitje

    Tirane, ofrohet vend pune Agjent shitje
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. IndustrialeMarketingMenaxhim Biznesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përshkrimi i Punës – Agjent Shitjesh (Sektori i Gëlqeres)​
    EBInvest, në emër të klientit të saj – një fabrikë moderne prodhimi të gëlqeres me teknologji të avancuar dhe kapacitet të lartë ditor – kërkon një Agjent Shitjesh / Sales Hunter, i cili do të fokusohet kryesisht në gjetjen e klientëve të rinj, zgjerimin e tregjeve, si dhe rritjen e shitjeve të gëlqeres së pjekur dhe të hidratuar në Shqipëri.
    Roli kërkon një profesionist energjik, të aftë në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me industri të ndryshme që konsumojnë gëlqere, si: metalurgjia, çeliku, beton dhe konstruksione, industria minerare, furnizimi me ujë/neutralizim, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, etj.
    Detyrat Kryesore
    Identifikimi i klientëve potencialë në vend.
    Analiza e tregut dhe segmentimi i konsumatorëve sipas industrive.
    Prezentimi profesional i produkteve të gëlqeres dhe përfitimeve teknike.
    Negocimi i çmimeve, kushteve të furnizimit dhe kontratave.
    Hartimi i ofertave teknike dhe komerciale.
    Monitorimi i tendencave të tregut dhe konkurrencës.
    Ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues.
    Raportimi periodik për ecurinë e shitjeve, targetet dhe planin mujor.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në administrim biznesi, marketing, inxhinieri industriale/kimike, ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme në shitje B2B (preferohet në sektorë industrialë).
    Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
    Të kuptojë proceset industriale dhe nevojat e klientëve teknikë.
    Aftësi analitike për të interpretuar të dhënat e shitjeve dhe kërkesën e tregut.
    Njohja e gjuhës angleze.
    Leje drejtimi dhe gatishmëri për udhëtime të shpeshta.
    Përfitimet​
    Pakete shperblimi konkurues.
    Mundësi rritjeje në një kompani në zgjerim të vazhdueshëm.
    Trajnime teknike dhe komerciale për produktet e gëlqeres.
    Procesi i Përzgjedhjes​Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në në: [email protected]
    Afati i aplikimit: 15 dhjetor 2025, ora 17:00
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për intervistë.
     
    Apply
Working...
X