Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Asistent Menaxher

    Durres, ofroj vend pune Asistent Menaxher
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | BackofficeEkonomist-Financier/eMenaxhim Biznesi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Pronatyra Treg, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 nje rrjet shitjesh ushqimore me pakicë,
    po kërkon per marketin PronatyraTreg, Durrës:
    POZICIONI: Asistent Menaxher
    DEPARTAMENTI: Operacional
    VENDNDODHJA: Durrës
    RAPORTON TE: Menaxheri Njësisë
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
    Asiston në administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë.
    Asiston në koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i marketit.
    Krijon, zhvillon, dhe mirëmban marrdhënie të shkëlqyera me klientët. Shqyrton dhe trajton ankesat e klientëve, komentet dhe sugjerimet e tyre.
    Përgjegjës për rritjen e shitjeve ditore dhe realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit .
    Asiston përgjegjësin në implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeve.
    Asiston përgjegjësin për menaxhimin e programit PROTIK/STORE/BNT.
    Kontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e Shoqërisë.
    Përgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë i plotësuar dhe në cilësinë e duhur.
    Asiston në kryerjen e porosisë të asortimentit, marrjes së mallit në dorëzim në përputhje me sasinë dhe cilësinë e duhur si dhe sipas grafikut. Garanton shpërndarjen e shpejtë të mallit nëpër reparte.
    PROFILI I KANDIDATIT:
    Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik).
    Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market.
    Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese.
    Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
    NE OFROJMË:
    Kushte shumë të mira pune.
    Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona.
    MËNYRA E APLIKIMIT:
    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose të kontaktojnë në numrin: 0694089912
    Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
     
    Apply

    WhatsApp

    +355694089912 | +355682045369 [email protected]
Working...
X