Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kasier/e - Neptun Fier

    Kasier/e - Neptun Fier
    Fier

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Shites/e | Kasier/e
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Kasier/e
    Departmenti: Retail
    Vendodhja: Neptun Fier
    Qëllimi i Pozicionit: Një kasiere është përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të punës të saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.
    Detyra dhe Përgjegjësi:
    Kryen shitjet dhe regjisrimin e shitjeve në sistemin LOGI POS të Dyqanit përkates sipas udhëzimeve të parapërcaktuara duke kryer procesin e duhur, zgjedh klientin e duhur ku duhet të faturohet shitja, kodin e Këshilluesit të Klientit dhe mënyren e pagesës në përfundim të veprimit;
    Eshtë përgjegjës për numërimin e saktë të CASH-it të dhënë nga Klienti dhe identifikimin e banknotave jo të sakta (kartmonedha fallco) si dhe duhet të jetë korrekt në kthimin e restos me klientët;
    Komunikimi dhe shërbimi me klientët;
    Skanimi dhe kontrolli i cdo produkti që kalon në kasë;
    Komunikimi i cmimit tek klienti;
    Printimi i kuponit apo faturës tatimore;
    Mbyllja e kasës në fund të turnit dhe dorëzimi i parave tek Financieri i dyqanit;
    Informimi i Financës në rast problemesh me produktet dhe cmimet e tyre;
    Përgjegjësia për mirëmbajtjën e sektorit të tij/saj;
    Kërkesat:
    Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
    I aftë për të menaxhuar Cash-in;
    I aftë për të punuar nën presion;
    Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected].
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Human Resources Department
    T: +355689000089 | +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X