Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Specialist/Senior Specialist - Departamenti i Operacioneve te Kredive (Kredite Individuale)

    Tirane, kerkohet Specialist/Senior Specialist - Departamenti i Operacioneve te Kredive (Kredite Individuale)
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Detyrat dhe Përgjegjësitë
    Kryen verifikimin e parë që gjithë dokumentacioni i nevojshëm para disbursimit të kredive për klientët individ të jetë plotësuar saktë, duke përfshirë por pa u kufizuar në: miratimin e kredisë, kontratat e nënshkruara të kredisë, regjistrimin bllokimit të kolateralit, policat e sigurimit dhe të gjitha kushtet paraprake, përpara se kontrata e kredisë të hapet në sistem.
    Siguron që marrëveshjet e kredisë përfshijnë termat dhe kushtet e miratuara siç janë përcaktuar në miratimin e kredisë dhe jep udhëzime për Degën lidhur me marrëveshjet e kredisë që do të nënshkruhen me klientin.
    Është përgjegjës për hedhjen në sistem të të gjitha kredive për klientët individ, qofshin ato të miratuara nën autoritetin e degës apo të Drejtorisë.
    Është përgjegjës për kryerjen në sistem të operacioneve të tjera që lidhen me kreditë: ndryshime të normës së interesit, ndryshime të palëve të përfshira në kredi, ndryshime të kolateralit etj., pas verifikimit të suksesshëm të miratimit përkatës dhe kontratave shtesë të nënshkruara.

    Kualifikimet
    Minimumi 2 vite përvojë në sektorin bankar, preferohet në BKT
    Përvoja e mëparshme me produkte kredie konsiderohet avantazh
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
    I/e përkushtuar dhe i/e orientuar drejt rezultateve
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar

    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 24.11.2025 nepermjet Link-ut: https://careers.bkt.com.al/job/Spec....e)/1331693557/
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
     
    Banka Kombëtare Tregtare,
    Rruga e Vilave, Lunder 1, Tirana, Albania
    Tel. 281-554 | Fax.250956
    website: www.bkt.com.al
    Instagram: bkt_banka kombetare
    Facebook: Banka Kombetare Tregtare
Working...
X