Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Zbatimi per Infrastrukture Rrugore

    Inxhineri i zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe mbikqyrjen e zbatimit te punimeve civile te ndertimit te projektit (objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikun e miratuar deri ne fazen e dorezimit te objektit.

    DETYRAT KRYESORE:

    Shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
    Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
    Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret për diskutim apo miratim;
    Zbaton te gjithe metodologjine e ndertimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme per opsionet me te mira Menaxherit per realizimin e grafikut te punimeve;
    Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
    Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
    Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve;
    Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
    Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kerkohet;
    Harton ne menyre te vazhdueshme librezen e masave per punimet qe kryhen;
    Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit;
    Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
    Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike;
    Merr pjese ne kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer;
    Propozon zgjidhjen e problemeve teknike dhe i diskuton me eproret perkates ne kantier.
    KRITERET KRYESORE:

    Edukimi: Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierise Ndertimit
    Gjuhe te huaja: Njohuri te gjuhes Angleze
    Njohuri kompjuterike: Autocad, Msc Office.
    Eksperienca e kerkuar: Min 5 vjet eksperience ne infrastrukture rrugore
    Njohuri te tjera: Patente e klasit B
    Te jete i gatshem te punoje jashte Tirane

    Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit [email protected] ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
    Afati i fundit i aplikimit eshte data 25 Shkurt 2024, ora 17:00.

    * Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
    * Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale

     




    Apply











    Gener 2 Sh.p.k.
    ABA Business Center | Rr. Papa Gjon Pali II
    Tirana, Albania
    Tel. +355 4 4501700 | Fax. +355 4 2248312
    [email protected] | www.gener2.al
Working...
X