Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher/e Rajonal Shitje Tiranë

    Menaxher/e Rajonal Shitje Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Përshkrimi
    ROAL FOOD është një Kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
    Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh.
    ROAL FOOD ka eksluzivitetin e brandeve më cilësore për ti sjellë në tryezat e cdo familje.
    Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.
    Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri me energji dhe ide te reja për zhvillim.
    Roal Food kerkon te punesoje Menaxher/e Rajonal Shitje Tiranë.
    Detyrat​
    Menaxhimi i një zone te caktuar dhe i nje numri agjentesh Pre-Seller.
    Shitjet në klientët e mëdhenj, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave.
    Ndjekja e porosive në çdo hallke deri ne mbylljen e proçesit.
    Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas strategjisë të kompanisë.
    Bashkepunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive te duhura për arritjen e objektivave.
    Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhenieve me klientët.
    Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e numrit te klientëve.
    Përgatitja e raportimeve periodike.
    Informimi në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas.
    Kualifikimet​Cilesite e kerkuara nga kandidati/ja
    Aftesi shume te mira komunikimini.
    Aftesi menaxhimi te stafit.
    Aftesi te mire analitike dhe organizative.
    Aftësi për të zgjidhur probleme.
    Motivues, inspirues dhe energjik.
    Kriteret e përzgjedhjes:
    Përvojë në pozicione te ngjashme mbi 3 vjet.
    Të dijë të punojë mbi bazën e objektivave.
    Patent të klasit B.
    Shënime​Për të aplikuar në këtë pozicion pune, Ju lutemi dërgoni CV-në në adresën e email-it: [email protected] ose ne whatsapp nr: 0686021526
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected]
    0686021526
Working...
X