Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Gjuha
    anglisht
    Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,po kërkon të punesojë një Inxhinier Mekanik për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:​
    Projektimi dhe zhvillimi i komponenteve, pajisjeve dhe sistemeve mekanike.
    Analizimi i të dhënave teknike, vizatimeve dhe specifikimeve për zbatim projekti.
    Mbikëqyrja e instalimeve mekanike dhe e mirëmbajtjes së sistemeve ekzistuese.
    Zhvillimi i dokumentacionit teknik dhe përgatitja e raporteve inxhinierike.
    Kryerja e analizave të performancës dhe testimeve të pajisjeve.
    Zgjidhja e problemeve teknike dhe sugjerimi i përmirësimeve.
    Sigurimi i përputhshmërisë me standardet teknike dhe normat e sigurisë.
    Bashkëpunimi me ekipe ndërdisiplinore gjatë fazave të projektimit dhe implementimit.
    Përzgjedhja e materialeve dhe komponentëve mekanikë sipas kërkesave të projektit.
    Ndjekja e zhvillimeve teknologjike për të përmirësuar proceset dhe eficiencë.
    Kualifikimet e kërkuara:​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme (preferohet master).
    Minimumi 7 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm.
    Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje problemesh.
    Aftësi komunikimi, për drejtimin e grupeve të punës dhe koordinimin me bashkëpunëtorë e klientë.
    Përkushtim ndaj cilësisë dhe sigurisë, me orientim drejt rezultateve dhe përmirësimit të vazhdueshëm profesional.
    Çfarë ofrojmë:​
    Ambient pune dinamik dhe kreativ.
    Mundësi për rritje profesionale.
    Trajnime të vazhdueshme
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
     
    Apply

Working...
X