Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier i Cilesise

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier i Cilesise
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Company Profile: SEWS CABIND është pjesë e Sumitomo Electric Industries Group, një prej kompanive industriale dhe financiare më të mëdha në botë.
    Me seli në Collegno (TO) dhe pesë fabrika prodhimi mes Marokut dhe Polonisë, SEWS CABIND është një partner global në furnizimin e instalimeve elektrike dhe komponentëve për sektorin e automobilave.
    Sews-Cabind vendosi të investojë në Shqipëri, duke pasur plane ambicioze zhvillimi për të ardhmen.
    Pozicioni i punës: Inxhinier i Cilësisë
    Qëllimi i pozicionit të punës : Sigurimi i kërkesave të klientit të përmbushen në çdo fazë të procesit të prodhimit në bashkëpunim me departamentet e tjera të Kompanisë.
    Rritja e aftësive dhe ndërgjegjësimit të punonjësve të Kompanisë përmes krijimit ekipor të zgjidhjeve të reja.
    Detyrat kryesore
    1. Zbatimi i detyrave në mbështetje të punës së departamentit (mbledhja / plotësimi i të dhënave cilësore dhe mjedisore, raporte, prezantime, tabela informuese)
    2. Analizimi i të dhënave për problematikat e brendshme.
    3. Validimi i procesit dhe produktit.
    Përgjegjësitë
    Planifikimi dhe mbikëqyrja e veprimeve për përmirësimin e cilësisë së proceseve/produkteve.
    Mbajtja e të dhënave mbi kostot e mungesës së cilësisë, analiza fillestare e tyre.
    Pjesëmarrje aktive në prezantimin e produkteve/modifikimeve të reja në Kompani.
    Lëshimi i proceseve/produkteve të reja/të modifikuara për prodhim.
    Kryerja e auditimeve të procesit/produktit; mbikëqyrja e aktiviteteve të auditimit.
    Kontroll i vazhdueshëm i procesit të prodhimit nga cilësia.
    Koordinimi i aktiviteteve brenda Kompanisë në lidhje me ankesat (sipas skemës logjike të procedurës në fuqi).
    Delegimi i detyrave dhe autorizimeve: auditorit të cilësisë, vartësve nga ekipi i tij i projektit dhe punonjësve të tjerë të zyrës; verifikimi i punës së tyre.
    Përgatitja e të dhënave/raporteve tek eprorët.
    Trajnimi i stafit.
    Aktivitete të tjera sipas nevojave aktuale të Departamentit të Cilësisë, miratuar në përputhje me standardet e kompanisë (ISO, OHSAS, rregulloret e brendshme)
    Përfshirja në procesin e përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit/mjedisit OHS dhe synimeve të miratuara të Politikave të Kompanisë
    Kompetencat/njohuritë dhe aftësitë
    1. Miratimi i produkteve për proceset e reja/të modifikuara të prodhimit.
    2. Ndalimi / lëshimi i produktit të përfunduar për arsye cilësore.
    3. Nxjerrja jashtë funksionit e pajisjeve matëse joefikase.
    4. Përjashtimi i instrumenteve të procesit për arsye cilësore.
    5. Përditësimi i bazave të të dhënave të jashtme dhe të brendshme për ankesat, regjistrimin e produktit dhe parametrat e tjerë të kërkuar nga klientët në bashkëpunim me Shërbimin e Klientit (në përputhje me procedurën aktuale).
    6. Arsim i lartë në Inxhineri.
    7. Njohuri në MS Office.
    Njohuri të specializuara
    1. Njohuri për produktet dhe kërkesat e klientëve në industrinë e automobilave.
    2. Njohuri të shkëlqyera të standardit IATF 16949: 2016 dhe QMS në fuqi në kompaninë tonë.
    3. Aftësi lidershipi.
    4. Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të menduarit të pavarur.
    5. Aftësi për të punuar në grup.
    Përvoja profesionale
    1. Preferohet eksperience pune në kompani të ndryshme në Departamentin e Cilësisë, Teknik ose Prodhim.
    2. Njohuri për proceset e prodhimit në Kompani.
    3. Përvojë pune në pozicione vendimmarrëse.
    Vendi i punës: Bathore Kamez
    Lloji i kontratës: E përhershme
    Kandidatët mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e e-mail: [email protected] ose në adresën e postës:
    SEWS CABIND Shpk
    Rruga Erzeni Bathore -Kamez
    Per Departamentin e Burimeve Njerezore
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    SEWS CABIND Shpk
    Rruga Erzeni Bathore -Kamez
    Tel.: +355 697018692
    [email protected] | www.sews-cabind.com
Working...
X