Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtor Shitje dhe Zhvillimi per Grupin

    Drejtor Shitje dhe Zhvillimi per Grupin
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Autostrada Tr.-Dr.



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EPPC Albania, në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të marketingut dhe komunikimit po rekruton Drejtor Shitje dhe Zhvillimi per Grupin
    Përgjegjësitë Kryesore
    Planifikimi i aktiviteteve të përditshme dhe delegimi i detyrave bazuar në kapacitetet individuale dhe prioritetet strategjike.
    Monitorimi i performancës individuale dhe të skuadrës përmes analizave të rregullta dhe përdorimit të KPI-ve specifike duke siguruar që të gjitha objektivat të realizohen.
    Organizimi i takimeve javore për të diskutuar progresin, sfidat dhe për të siguruar që të gjitha detyrat janë në rrugën e duhur.
    Krijimi i mekanizmave motivues për të mbështetur ekipin në arritjen e objektivave dhe rritjen e produktivitetit.
    Krijimi dhe Monitorimi i Eficencës së Route: Planifikimi dhe mbikëqyrja e rrugëve optimale për ekipin, duke siguruar shfrytëzim të plotë të burimeve dhe kohës.
    Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut digjital për rritjen e brand awareness-it.
    Mbikëqyrja e përmbajtjes në rrjete sociale, fushatave promovuese dhe pjesëmarrjeve në evente/panaire.
    Koordinimi i procesit të rekrutimit për të gjitha pozicionet operative dhe administrative të grupit.
    Përdorimi i kanaleve digjitale dhe rrjeteve profesionale për tërheqjen e kandidatëve cilësorë
    Shqyrtimi i raporteve javore dhe mujore të dorëzuara nga ekipi Hunters.
    Mbikëqyrja dhe mbështetja për procesin e shitjes aktive të shërbimeve kryesore të kompanise (printime digjitale, rrobat e punës dhe produktet promocionale), (reklama digjitale dhe fizike)
    Përpilimi i raporteve strategjike për bordin drejtues mbi progresin dhe mundësitë e identifikuara.
    Zhvillimi i trajnimeve për rritjen e aftësive analitike dhe komunikative të anëtarëve.
    Sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme për zgjidhjen e sfidave të hasura në terren.
    Hartimi i planeve strategjike për rritjen e ndikimit të njësisë në treg, duke përfshirë objektiva të matshme, afate kohore të qarta dhe përdorim optimal të burimeve.
    Koordinimi i komunikimit midis skuadrës (Hunters, Marketingut dhe Rekrutuesit) dhe departamenteve të tjera.
    Mbledhja dhe analiza e informacionit mbi aktivitetet e konkurrentëve dhe ndryshimet në treg.
    Kualifikimet dhe Aftësitë
    Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme (Master preferohet).
    Minimumi 3-5 vite përvojë në menaxhim të ekipit dhe hulumtim tregu.
    Aftësi të forta strategjike dhe analitike.
    Eksperiencë në përdorimin e mjeteve CRM dhe raportimit analitik.
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe ndërtim të marrëdhënieve.
    Fleksibilitet dhe disponueshmëri për të udhëtuar dhe për të punuar në terren.
    Dergoni cv tuaj: [email protected]
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X