Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Këshillues Klienti

    Njoftim punësimi​
    Neptun shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Këshillues Klienti

    Departmenti: Retail

    Vendodhja: Neptun TEG, Tiranë

    Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë.
    Të komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë.
    Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj.
    Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj.
    Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;.
    Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj.
    Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj.
    Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve.
    Kualifikimet:

    Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh).
    Përvojë pune në shitje me pakicë.
    I aftë për të punuar në grup dhe nën presion.
    Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin.
    Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.


    Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 20/02/2024 në adresën [email protected] ose në numrin e kontaktit +355689000089

    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply


    WhatsApp


















    Human Resources Department
    T: +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al

    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X