Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Benghazi - Libi, Shield Recruitment & HR kërkon Arkitekt/e 5 (pesë) vende pune

    Benghazi - Libi, Shield Recruitment & HR kërkon Arkitekt/e 5 (pesë) vende pune
    Libi

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Arkitekture
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Shield Recruitment & HR kërkon Arkitekt/e 5 (pesë) vende pune për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
    Vendi i punës: Benghazi - Libi.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Njohuri të përgjithshme rreth materialit (vetitë fizike dhe mekanike) dhe funksionimi i tij ne kushte extreme klimatike; kalkulimi e sasisë së mermerit për fasadë;
    Bën analizimin e sistemeve të ndryshme të strukturave mbajtëse të fasadës, kontrollimi i vizatimeve/detaleve teknike të sistemit mbajtës;
    Bën zgjedhjen adekuate të materialit për hapësira të jashtme;
    Njohuri të përgjithshme rreth materialit dhe funksionimin i tij në kushte extreme klimatike;
    Bën analizimin dhe përzgjedhjen adekuate të dyerve të hyrjes; analizimi i detajuar i urave termike dhe materialeve izoluse në perimetrin e kornizës së dritareve;
    Bën përzgjedhjen e materialit; kalkulimi i materialit të nevojshëm për montim;
    Bën analizimin e mënyrës së fiksimit varësisht prej materialit (xham, alumin bronz, etj.) kalkulimin e materialit;
    Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
    Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
    Kualifikimet:
    Fakulteti i Arkitekturës;
    Së paku 3 vite përvojë pune në fushën e arkitekturës;
    Njohuri pune të programeve (AutoCAD 2D, ArchiCAD 2D & 3D, Microsoft office);
    Njohja e Gjuhës Angleze;
    Aftësi komunikuese dhe bashkëpunim në grupe profesionistesh; në raste specifike gjetja e zgjidhjeve të qendrueshme në aspektin profesional;
    Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
    Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi;
    Aftësi të mira organizative;
    Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 27 Tetor 2025 në ora 16:00.
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    SHIELD RECRUITMENT & HR Sh.p.k.
    Rr. Hajdar Dushi Hyrja 1-B, Kati 4 Nr.10 10000 Prishtinë, Kosovë
    [email protected] | +383 49-909-110
Working...
X