Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Rezervimesh

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Rezervimesh
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marangoz | Mobilje | Punime druriMenaxhim Biznesi
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).
    Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.
    Kerkojme te punesojme Specialist/e Rezervimesh.
    Detyrat​
    Krijon oferta promovuese në bashkëpunim me departamentin e marketingut, bazuar në kërkesat e evidentuara nga leads-at dhe klientët, si edhe nevojat specifike të strukturave akomoduese.
    Evidenton dhe analizon çmimet ditore të konkurrentëve, duke paraqitur propozime tek Reservation Supervisor për oferta apo kampanja specifike.
    Realizon objektivat e shitjeve direkte dhe promovon shërbime shtesë (cross-selling: akomodim + shërbime).
    Monitoron dhe i përgjigjet kërkesave të klientëve në kanalet zyrtare (Facebook, Instagram, email etj…), duke ndërtuar oferta të personalizuara çdo ditë.
    Regjistron rezervimet në sistem menjëherë pas marrjes së konfirmimit nga klienti, duke siguruar saktësi në të dhëna.
    Mirëmban korrespondencën dhe reputacionin e strukturave në Google My Business dhe TripAdvisor etj...
    Dërgon mesazhe të personalizuara klientëve për oferta, evente apo periudha specifike promovimi.
    Kryen çdo detyrë tjetër të deleguar nga eprori në përputhje me nevojat e departamentit.
    Kualifikimet e kërkuara
    Diplomë universitare në Turizëm, Menaxhim, Marketing ose fusha të ngjashme;
    Eksperiencë pune në sektorin e rezervimeve, shitjeve ose front office (minimumi 1 vit);
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (gojë dhe me shkrim); njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe orientim ndaj klientit;
    Njohuri bazë në përdorimin e sistemit të rezervimeve (PMS/CRM) dhe kanaleve OTA; si dhe te avancuar te perdorimit te pagetes se Microsoft office ( Word dhe Excel)
    Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar, me vëmendje ndaj detajeve dhe nën afate kohore.
    Aftësi të preferuara
    Aftësi në ndërtimin e ofertave dhe komunikim efektiv me klientin;
    Njohje bazë të parimeve të marketingut digjital dhe shitjeve;
    Qëndrim profesional, pozitiv dhe aftësi për punë në grup.
    Shënime​Tiranë, Albania
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Numer kontakti : +355 686480086
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X