Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofroj vend pune Oficer Kredie, Degë Lushnje, Fier, Sarandë

    Shqiperi, ofroj vend pune Oficer Kredie, Degë Lushnje, Fier, Sarandë
    Shqiperi

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Oficeri i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për gjithë ciklin e jetës së kredisë së një klienti në NOA.
    Përgjegjësitë e pozicionit:
    Analizon tregjet potenciale në mënyrë që të identifikojë nevoja për financim dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA;
    Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
    Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e përcaktuara;
    Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
    Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
    Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
    Qëndron i/e përditësuar në lidhje me produktet, procedurat dhe politikat e reja, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
    Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë.

    Kërkesat për pozicionin:
    Energji, dinamizëm, kreativitet, ambicie për të kapur oportunitetet për zhvillim;
    Aftësi të shkëlqyera bindëse dhe influencuese të balancuara me aftësi analitike;
    Eksperiencë pune e preferueshme në pozicione të ngjashme në shitje;
    Diplomë Universitare në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme.
    Si të aplikoni:
    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 30 Tetor 2025, në adresën e emailit [email protected]
    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
     
    Apply

    Company logo
    noafin.al/jobs
Working...
X