Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Elektrik në Zbatim | Tiranë

    Inxhinier Elektrik në Zbatim | Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Elektrike | Elektronike
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
    Roli: Inxhinier Elektrik në Zbatim
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri Elektrik do të ketë përgjegjësi për zbatimin e sistemeve elektrike për projektet tona të ndërtimit. Kandidati duhet të ketë ekspertizë në parimet e inxhinierisë elektrike dhe aftësinë për të zbatuar dhe mirëmbajtur sisteme elektrike në kantiere të ndryshme të shoqërisë. Inxhinieri Elektrik do të bashkëpunojë me menaxherët e projektit, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar plotësimin e kërkesave të projektit.
    Përgjegjësitë:
    Zbatimi i sistemeve elektrike për projekte ndërtimi, duke përfshirë shpërndarjen e energjisë dhe sistemet e ndriçimit;
    Analiza dhe interpretimi i specifikimeve të projektit, vizatimeve dhe normativave të ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë me standardet dhe rregulloret në fuqi;
    Zhvillimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të lidhur me sistemet elektrike, duke përfshirë Librin e Masave, specifikimet e projektit, vizatimet dhe manualet e mirëmbajtjes;
    Përgatitja e raporteve ditore, javore dhe mujore për ecurinë e punimeve elektrike në varësi të proceseve të punës;
    Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktiviteteve në kantieret e ndërtimit lidhur me punimet elektrike, duke siguruar kontrollin e cilësisë dhe përputhshmërinë me protokollet e sigurisë;
    Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar ekzekutimin e suksesshëm të projektit;
    Koordinimi me nën-kontraktorët për të siguruar dorëzimin në kohë të materialeve dhe përputhshmërinë me kalendarin e projektit.
    Kualifikimet dhe Aftësitë kryesore:
    Diplomë në Inxhinieri Elektrike;
    Eksperiencë pune 2-3 vjet;
    Njohuri në praktika të inxhinierisë elektrike, duke përfshirë projektimin dhe zbatimin e sistemeve elektrike;
    Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese në grup;
    Aftësi për të përcaktuar prioritete dhe menaxhuar disa projekte njëkohësisht;
    Njohuri të mira në përdorimin e softuerit të projektimit (CAD).
    Përfitimet:
    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
    Përfshija në projekte sfiduese;
    Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 31/10/2025.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X