Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune ekonomiste

    Tirane, ofroj vend pune ekonomiste
    Tirane

    Njoftim Pune – Ekonomiste​
    Studio Ligjore & Konsulence “Nazarko & Dervishi” kërkon të punësojë një Ekonomiste me eksperiencë të paktën 5 vjeçare në fushën e financës, kontabilitetit dhe administrimit fiskal.
    Kërkesat:​
    Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose degë të ngjashme;
    Eksperiencë minimale 5 vjeçare në pozicione të ngjashme;
    Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal shqiptar dhe standardeve kontabël;
    Përdorim i shkëlqyer i programeve Financa 5, Excel, dhe sistemeve tatimore online (e-filing, selfcare);
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
    Integritet i lartë profesional dhe përkushtim ndaj punës.
    Detyrat kryesore:​
    Përgatitja dhe regjistrimi i faturave, librave të blerjes dhe shitjes;
    Hartimi i pasqyrave financiare mujore dhe vjetore;
    Deklarimi i tatimeve mujore dhe vjetore (TVSH, TAP, Sigurime Shoqërore etj.);
    Mbajtja e evidencës financiare dhe bashkëpunimi me institucionet përkatëse;
    Raportime periodike për administratën e studios.
    Ne ofrojmë:​
    Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues;
    Pagesë konkurruese në bazë të eksperiencës;
    Mundësi zhvillimi profesional në një studio me reputacion të konsoliduar.
    Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-në në adresën:
    [email protected]
     
    Apply
Working...
X