Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

    ofroj vend pune Inxhinier Elektrik
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Elektrike | Elektronike
    Gjuha
    anglishtitalisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Elite Jobs International, për një nga klienët e saj, po kërkon një:
    INXHINIER ELEKTRIK
    Përgjegjësitë kryesore:
    Projektimi, planifikimi dhe implementimi i sistemeve elektrike për projekte ndërtimi dhe instalimesh teknologjike.
    Mbikëqyrja dhe kontrolli i punimeve elektrike në terren, duke siguruar respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë.
    Përgatitja e dokumentacionit teknik, vizatimeve elektrike dhe specifikimeve të pajisjeve.
    Analiza e tregut dhe ofertave për pajisje elektrike, si dhe negocimi me furnitorë për zgjedhjen më të përshtatshme.
    Koordinimi me inxhinierët e tjerë (mekanikë, hidraulikë, arkitektë) për integrimin e sistemeve elektrike në projekt.
    Kryerja e matjeve elektrike dhe testimeve për verifikimin e cilësisë së punimeve.
    Dhënia e zgjidhjeve teknike për probleme të hasura gjatë implementimit të projekteve.
    Menaxhimi i ekipit teknik dhe organizimi i punës në mënyrë efikase.
    Sigurimi i përputhshmërisë me normat ligjore, standardet e BE-së dhe rregulloret përkatëse të sigurisë elektrike.
    Raportimi periodik mbi ecurinë e punimeve dhe paraqitja e analizave të kostove.
    Kërkesat e profilit:
    Arsim i lartë universitar Inxhinier Elektrik
    Të paktën 2 vite eksperiencë pune
    Njohuri të avancuara në fushën e elektrikës, si dhe aftësi shumë të mira menaxheriale.
    Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia;
    Te jete I disponueshem per te punuar ne projekte te ndryshme ne terren.
    Njohja e software te projektimit perben avantazh.
    Te kete njohuri ne perdorimin e AutoCAD, MS Office, etj.
    Njohje e gjuhës Angleze dhe italiane.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, pune në ekip dhe përshtatje me ndryshimet.
    Leje qarkullimi kategoria B.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi ngarkoni CV-në tuaj në linkun që vijon https://elitejobs.org/jobs/tirane-inxhinier-elektrik/ dhe/ose në [email protected] duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 "Për Mbrojtjen e të Dhënave personale".
    Ju informojmë se ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rruga Pjeter Budi, 1001, Tirane
    Zyra 6, Pallati Rogerd (perballe Restorant Floges)
    [email protected] +355 68 3878217
Working...
X