Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Agjent Shitjesh per platforme me Inteligjence Artificiale

    Tirane, kerkohet Agjent Shitjesh per platforme me Inteligjence Artificiale
    Tirane

    Rreth nesh
    GliterinAI është një platformë inovative që sjell "AI Agents" për biznese, duke u mundësuar atyre të automatizojnë komunikimin me klientët dhe të rrisin performancën e tyre. Testimi është shumë i thjeshtë: biznesi vendos linkun e faqes së tij dhe sheh menjëherë si AI përgjigjet për pyetjet rreth produkteve/shërbimeve që ofron.
    Ne po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë Agjentë Shitjesh energjikë dhe ambiciozë, që të na ndihmojnë të sjellim klientë të rinj në tregun shqiptar.
    Detyrat kryesore​
    Gjetja dhe kontaktimi i bizneseve të reja (telefon, email, rrjete sociale)
    Prezantimi i platformës përmes demos së thjeshtë
    Organizimi i takimeve dhe mbyllja e kontratave për paketat e ndryshme
    Raportimi i aktiviteteve dhe rezultateve në mënyrë javore
    (Kujdesi pas shitjes dhe mbajtja e klientëve bëhet nga ekipi ynë i dedikuar. Agjenti i shitjes fokusohet vetëm te klientët e rinj.)
    Çfarë ofrojmë​
    Ky rol është 100% mbi komision (pa rrogë bazë)
    Komision shumë konkurrues:
    Muaji 1: deri në 90% të vlerës së kontratës
    Muaji 2–3: 20% për çdo muaj
    Shembull: një klient në planin Business (€690/muaj) = €621 në muajin e parë + €138 për muajin 2 dhe 3
    Mundësi të ardhurash të larta për agjentët aktivë dhe punëtorë
    Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme për produktin dhe teknikat e shitjes
    Mundësi rritjeje në rol menaxherial
    Kërkesat​
    Eksperiencë në shitje (preferohet B2B, por jo e detyrueshme)
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bindjeje
    Energji, këmbëngulje dhe orientim drejt rezultateve
    Disponueshmëri për takime fizike me klientët kur është e nevojshme
    Si të aplikoni​Dërgoni CV + një mesazh të shkurtër motivimi tek [email protected] me subjektin:
    “Aplikim për Agjent Shitjesh – [Emri Juaj]”
     
    Apply
Working...
X