Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Projekt part time gjermanisht 500 euro 2-4 jave pune

    Projekt part time gjermanisht 500 euro 2-4 jave pune
    Tirane

    Tipi
    part timepart time mbasditepart time fundjave
    Gjuha
    gjermanisht
    Kërkoj nje person për përgatitjen e një libri praktik gjermanisht (A1–A2) + udhëzues punësimi në Gjermani
    Po zhvilloj një projekt edukativ dhe kam nevojë për një person me përvojë në gjermanisht ose në përgatitjen e materialeve didaktike.
    Çfarë do të përfshijë puna:
    Përgatitje e materialeve të thjeshta gjermanisht për nivelet A1–A2 (dialogë, ushtrime, fjalor praktik).
    Ndihmë në krijimin e një udhëzuesi të shkurtër për punësim në Gjermani (modele CV, letra motivimi, fraza pune).
    Rishikim i përmbajtjes për saktësi gjuhësore.
    Lejohet përdorimi i referencave nga libra ekzistues / materiale online, por përmbajtja duhet të riorganizohet dhe përshtatet edhe në shqip (jo kopjim i drejtpërdrejtë).
    Kriteret:
    Niveli i gjermanishtes minimum B2 (idealisht C1 ose C2).
    Përvoja në mësimdhënie ose përgatitje materialesh është avantazh.
    Aftësi për të shkruar qartë dhe me shembuj praktikë.
    Çfarë ofrohet:
    Projekti mund te behet part time nese aktualisht jeni te punesuar.
    Pagesë 500 euro total për projektin 2-4 jave
    Puna mund te behet nga shtepia
    Orare fleksibël dhe bashkëpunim i thjeshtë.
    Mundësi për projekte të tjera nëse bashkëpunimi shkon mirë.
    Te interesuarit te nisin nje CV te [email protected] bashke me prezantim ku te permendet dhe provohet niveli i gjuhes gjermane
    Faleminderit
     
    Apply
Working...
X