Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Podgorice, ofroj vend pune Mekanik për Tuba dhe Rekorde Hidraulike

    Podgorice, ofroj vend pune Mekanik për Tuba dhe Rekorde Hidraulike
    Shkoder

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Mekanik
    Gjuha
    anglishtserbisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Mundësi Punësimi: Mekanik për Tuba dhe Rekorde Hidraulike
    Kompania: HEAVY EQUIPMENTS SERVICES (HES)
    Vendndodhja: Podgoricë, Mal i Zi
    Lloji i punësimit: Me kohë të plotë
    Paga: Pagë e kënaqshme
    Afati i aplikimit: 15/10/2025
    RRETH HEAVY EQUIPMENTS SERVICES (HES):
    HEAVY EQUIPMENTS SERVICES (HES) është një kompani udhëheqëse në sektorin e pjesëve të këmbimit industriale dhe ndërtimore, me një rrjet të gjerë partnerësh dhe klientësh. Ne ofrojmë zgjidhje teknike të avancuara, produkte me cilësi të lartë dhe shërbim të besueshëm për klientët në sektorët industrial dhe të ndërtimit. Me mbështetjen e stafit tonë të përkushtuar dhe ekspertizën teknike të inxhinierëve tanë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë, synojmë të konsolidojmë pozicionin tonë në treg duke kombinuar çmime konkurruese me cilësi të lartë. Ne promovojmë një kulturë pune bashkëpunuese që inkurajon zhvillimin profesional dhe performancën afatgjatë të secilit individ.
    PËRSHKRIMI I PUNËS:
    Kompania jonë po kërkon një Mekanik për tuba dhe rekorde hidraulike, të motivuar dhe të aftë për t'u bashkuar me ekipin tonë. Ky rol kërkon përvojë teknike, saktësi dhe aftësi për të punuar në mënyrë efikase si individualisht ashtu edhe në ekip.
    DETYRAT:
    Montimi dhe riparimi i tubave dhe rekordeve hidraulike sipas specifikimeve teknike.
    Kontrolli dhe testimi i pajisjeve hidraulike për të siguruar funksionimin optimal.
    Diagnostifikimi dhe zgjidhja e defekteve teknike në pajisjet hidraulike.
    Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të specializuara në përputhje me standardet e sigurisë.
    Bashkëpunimi me ekipin teknik për zgjidhjen e çështjeve dhe përmbushjen e projekteve.
    KUALIFIKIME DHE AFTËSI:
    Diplomë profesionale ose përvojë pune si mekanik, arsimi i lartë përbën avantazh.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës malazeze dhe angleze.
    Njohuri të mira praktike për tubat dhe rekorderit hidraulike.
    Përvojë në përdorimin e mjeteve dhe makinerive për montimin e tubave përbën avantazh.
    Përqendrim tek detajet, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në kushte dinamike.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe komunikim i mirë profesional.
    PËRFITIME:
    Zhvillim profesional dhe mundësi për avancim në karrierë brenda kompanisë.
    Trajnime të vazhdueshme për zhvillimin e aftësive teknike.
    Pagë konkurruese dhe mundësi bonusi në bazë të performancës.
    Mjedis pune mbështetës dhe miqësor ku vlerësohen përkushtimi dhe iniciativa.
    PROCESI I APLIKIMIT:
    Nëse mendoni se keni eksperiencën e nevojshme dhe jeni të interesuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
    Inkurajojmë fuqimisht të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë.
     
    Apply

    WhatsApp

    +355697059222
Working...
X