Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Billa Albania-Specialiste HR

    Billa Albania-Specialiste HR
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Burime njerezore - HR
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve, mobilieve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
    Detyrat kryesore:
    Zbatimi i procedurave dhe politikave të HR në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    Rekrutimi, përzgjedhja dhe orientimi i punonjësve të rinj.
    Përgatitja dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të punonjësve (kontrata, dosje, evidenca)
    Bashkëpunon me departamentet për identifikimin e vendeve vakante dhe harton strategjinë e publikimit të shpalljeve të punës në portalet online dhe media të tjera.
    Administron dhe përditëson dokumentacionin e punëmarrësve: dosjet personale, regjistrin e punonjësve, lejet dhe pushimet vjetore.
    Trajton pyetjet, ankesat dhe çështjet e stafit në kohë dhe me profesionalizëm.
    Siguron përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore dhe bashkëpunon me institucionet përkatëse (Zyra e Punës, ISHPSHSH, etj)
    Shqyrton përshkrimet e punës dhe përcakton kualifikimet e nevojshme për kandidatët.
    Interviston aplikantët, verifikon referencat dhe vlerëson përputhshmërinë e profileve me kërkesat e pozicionit.
    Kualifikimet:
    Diplomë Bachelor në Shkenca Sociale, Ekonomike ose Juridike (Master është avantazh).
    Minimumi 3 vite eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore.
    Njohuri shumë të mira të Kodit të Punës dhe legjislacionit përkatës.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë).
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office; njohja e sistemeve HR është përparësi.
    Ne ofrojmë:
    Një ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
    Mundësi për zhvillim dhe trajnime profesionale;
    Paketa konkurruese financiare dhe benefite shtesë;
    Ambient pune profesional dhe bashkëkohor.
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Billa & Co Shpk
    +355 68 907 2007
    [email protected] | www.billa.al
    Autostrada Tirane-Durres, Km.7
Working...
X