Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier me profil Ndërtimi/Hidroteknik ose Topograf

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier me profil Ndërtimi/Hidroteknik ose Topograf
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Qender



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. NdertimiTopografi | Gjeodezi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Pozicion i Lirë Pune: Inxhinier me profil Ndërtimi/Hidroteknik ose Topograf
    Be part of our team!
    Kompania jonë, që operon në sektorin e ndërtimit, kërkon të punësojë një Inxhinier me eksperiencë, i cili do të mbajë përgjegjësi për:
    • Zbatimin teknik dhe administrativ të kontratave të ndërtimit, sipas kërkesave ligjore dhe standardeve teknike;
    • Koordinimin dhe ndjekjen e punimeve në terren duke garantuar cilësinë dhe afatet e ekzekutimit;
    • Përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe raporteve të progresit të punimeve;
    • Komunikimin dhe korrespondencën me institucionet shtetërore dhe organet mbikëqyrëse për implementimin e projekteve;
    • Hartimin dhe përditësimin e planifikimeve të punimeve dhe burimeve teknike;
    • Identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike që mund të shfaqen gjatë zbatimit të punimeve;
    • Sigurimin e respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit gjatë kryerjes së punimeve;
    • Fleksibilitet për të marrë përsipër detyra shtesë që lidhen me nevojat e projektit dhe të kompanisë.
    Kualifikimet e kërkuara:
    • Diplomë universitare në Inxhinieri me profil Ndërtimi/ Hidroteknik ose Topografi;
    • Eksperiencë minimale 3–5 vite në projekte ndërtimi ose infrastrukture;
    • Njohuri të mira mbi procedurat ligjore dhe administrative që lidhen me zbatimin e kontratave;
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi me palë të treta;
    • Përdorimi i programeve teknike (AutoCAD, Civil 3D, etj.) dhe i paketës Microsoft Office;
    • Aftësi për të punuar në grup, nën presion dhe me fleksibilitet në terren.
    Paga neto: 90,000 – 120,000 lekë (në varësi të eksperiencës dhe aftësive).
    Çfarë ofrojmë:
    • Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues;
    • Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional;
    • Projekte sfiduese dhe mundësi për rritje në karrierë.
    Dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
    Afati i aplikimit: 10 Tetor 2025
    Vendi i punës: Rruga Xhorxhi Martini, Sheshi Avni Rustemi, Tiranë.
    Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
     
    Apply
Working...
X