Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tiranë, kërkohet Ndihmës Sondist

    Tiranë, kërkohet Ndihmës Sondist
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Shofer | Manovrator | Vinc | Fadrom | Eskavator
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përshkrimi​Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
    Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "Ndihmës sondist"
    Detyrat:​
    Kryerja e të gjitha porosive sipas planit të punës të caktuar nga sondisti përgjegjës
    Bashkëpunim me ekipin për realizimin e sondimeve në kohë dhe me cilësi
    Përgatitja dhe vendosja e pajisjeve dhe mjeteve të punës në terren
    Kujdesi dhe mirëmbajtja e përditshme e mjeteve dhe pajisjeve teknike
    Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në mjetet e punës dhe në ambientet përreth vendit të punës
    Raportimi i çdo problemi teknik ose devijimi nga plani tek përgjegjësit
    Kualifikimet:​
    Minimumi 2 vite eksperiencë pune në një pozicion të ngjashëm ose në fusha teknike
    Të ketë patentë të vlefshme për "Manovrator"
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet sipas planit të caktuar
    Të ketë përgjegjësi dhe kujdes në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve
    Aftësi për t’u përshtatur me orare fleksibël dhe për të punuar sipas nevojës në raste specifike
    Shënime:​Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Tel.: 067 206 4428
    Web: www.agikons.com
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X