Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shkoder, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi në Kantier

    Shkoder, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi në Kantier
    Shkoder

    Tipi
    me orar te plote
    Gjuha
    anglisht
    EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
    Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi në Kantier
    Vendodhja: Shkodër
    Lloji I punës: Full Time
    Përshkrimi i Punës
    Inxhinieri Civil koordinon të gjitha shërbimet civile në kantier. Kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit të miratuar. Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda afatit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë. Fokusi I aktivitetit është në satcione elektrike dhe linja elektrike.
    Detyrat e përgjithshme të rolit:
    Mbikëqyrja e punimeve ndërtimore në kantier për nënstacione elektrike dhe linja të tensionit të lartë/mesëm/ulët.
    Sigurimi i zbatimit të projekteve sipas standardeve teknike dhe rregulloreve në fuqi.
    Koordinimi me ekipet e punës dhe kontraktorët për realizimin e detyrave në afatet e caktuara.
    Inspektimi i cilësisë së materialeve dhe procedurave të ndërtimit për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e strukturave.
    Hartimi i raporteve të progresit dhe raportimi te menaxhmenti për çdo problematikë që lind në kantier.
    Zbatimi i masave të sigurisë në kantier dhe sigurimi që të gjithë punonjësit ndjekin rregullat e sigurisë teknike.
    Kriteret dhe kualifikimet:
    Diplomë e nivelit Bachelor ose Master në Inxhinieri Ndërtimi.
    Eksperiencë minimale 3 vite në projekte ndërtimi, preferohet në sektorin e energjisë (nënstacione elektrike, linja të tensionit të lartë, etj.).
    Njohuri të mira mbi standardet dhe normativat e ndërtimit në Shqipëri.
    Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet inxhinierike dhe vizatimet teknike.
    Eksperiencë në menaxhimin e punimeve dhe koordinimin me ekipet e kantierit.
    Njohuri mbi programet AutoCAD, MS Project dhe programe të tjera të menaxhimit të projekteve.
    Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
    Leje drejtimi e kategorisë B
    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj deri në datën në adresën [email protected], duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X