Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Ekonomiste në Supermarket

    Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
    Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
    Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

    Aktualisht kompania jonë në zgjerim, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Ekonomiste në Supermarket.

    Përgjegjësitë e pozicionit:
    · Siguron regjistrimin e saktë të gjithë veprimeve që kanë të bëjnë me faturat e shitjeve në programin Financa 5 në afatet dhe cilësinë e kërkuar ;
    · Kryen veprimin kontabel për arkëtimin e xhiros ditore në sistemin Financa 5 dhe kontrollon në mënyrë të përditshme mbylljet e kasave dhe rakordimin e CASH-it me regjistrimet në sistem ;
    · Përgatit dhe kuadron Librin e shitjeve të Dyqanit përkatës si dhe regjistron faturat në Financa 5 në kartelat përkatëse ;
    · Mbikqyrë dhe udhëzon kasieret e supermarketit për veprime që duhet të kryejnë në lidhje me mbylljet dhe rakordimin e kasave dhe Cash-it fizik si dhe për cdo detaj tjetër në lidhje me veprimet qe kryhet ne kasen fiskale ;
    · Të bëjë kontrollin e Transfertave të mbetura pezull që i perkasin dyqanit (Transferta ne hyrje dhe Dalje) dhe informon cdo tre ditë Menaxherin e Supermarketit përkates duke i dorëzuar dhe Listen e Transfertave pezull.
    · Detyra të tjera të ngarkuara në funksion të rolit.

    Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
    - Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
    - Eksperiencat e punës: Minimum 1 vjet përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
    - Kualifikime të tjera:
    · Njohuri të sistemit Financa 5 ;
    · Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point) ;
    · Metodik dhe i organizuar ;
    · Ndershmëri dhe integritet ;

    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [email protected]

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale

     




    Apply











    Last edited: Thursday at 11:55




    [email protected] | www.bioju.al
Working...
X